Gruaja nga Draçavica pret në fyt burrin e saj me sëpatë

Date:

12:19:21               2019-05-02

 

 

Një grua e ka goditur me sëpatë burrin e saj pas një grindjeje, ka njoftuar policia për Tv SHENJA. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Draçavicë. Sipas hetimeve fillestare, fillimisht burri i moshës afër 50-vjeçare ka tentuar ta qëllojë gruan me revole, por si duket ka pasur vështirësi për shkak se vuan nga sëmundja e sheqerit. Gruaja ka arritur t’ia marrë nga dora revolen dhe më pas ka marrë sëpatën dhe e ka goditur fillimisht me bisht e pastaj e ka therrur në fyt.

Policia ka dhënë detaje për tv SHENJA për incidentin, me ç`rast gruaja e ka prerë në fyt burrin e saj. “Më 1 maj 2019 në orën 14:52 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, P. I (45) nga fshati Draçevicë i Shkupit ka njoftuar se e ka gjetur kusheririn e tij S. I, 54 vjeçar të vdekur nga goditjet me sëpatë. Sipas asaj që është paraqitur, ai paraprakisht e ka parë gruan e viktimës, 51 vjeçaren F. I., se si me sëpatë në dorë ka dalur nga shtëpia e burrit të saj. Vdekjen e ka konstatuar një mjek kujdestar i ndihmës së shpejtë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në shtëpinë e prindërve të saj e kanë gjetur F. I. Ajo është marrë nga policia dhe është mbajtur në stacion policor në Kisella Vodë. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i S.I. është dërguar për obduksion në Insttitutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup”, ka njoftuar policia. Tv SHENJA

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...