Kryeministri dekoron profesorin e violinës, Robert Papavrami
Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Sallën e Hartave, në Kryeministri, shefi i qeverisë, Edi Rama, ka dekoruar profesorin e njohur të violinës, Robert Papavramit. Rreptësia e famshme këtij të fundit, sidomos në marrëdhëniet me të birin, violinistin Tedi Papavrami, ishin pjesë e batutave të Ramës gjatë fjalimit të tij.
Përballë profesorit të famshëm të violinës, Robert Papavrami, ministrja e Kulturës pranoi se ndjehej e vogël. Por goja iu mbajt kur, për të thirrur Kryeministrin në foltore, tregoi për pasionin dhe dashurinë e shefit të saj për artin.
Në ditën e dekorimit të Robert Papavramit, mungonte i biri, Tedi, që kishte zgjedhur të ishte prezent me një letër të lexuar nga Kryeministri Rama.
Duke treguar si nisi ajo që Rama e quan “aventurë unikale” mes babë e bir, Kryeministri nuk i kurseu batutat mbi rreptësinë legjendare të profesorit të violinës, duke i marrë hakun publikisht mikut të tij, Tedit.
Marrëdhëniet e vështira mes profesorit e të birit violinist, Kryeministri thotë se i njeh mirë.
Para se t’i jepte dekoratën, i lëshoi një tjetër batutë.
Profesori mbajti shakanë dhe vazhdoi me batutat, por para se të largohej, i kërkoi Ministres së Kulturës më shumë vëmendje për Liceun Artistik.