Kosovarja me të bijën mirëpresin refugjatët sirianë në Gjermani (VIDEO)
Nuk kanë të ndalur mirëseardhjet për migrantët e Sirisë në Gjermani, të cilët priten edhe në Qendrën fillestare për orientim BEA në Südbaden të Gjermanisë, ku ata përkujdesen me veshmbathje e artikuj ushqimorë e më pas hipin nëpër autobusë për tu nisur drejt qendrave të strehimit. Pothuajse gjatë gjithë javës, te BEA ndalohen vetura të ndryshme të qytetërave, duke pajisur refugjatët me veshmbathje, lojëra për fëmijë apo ëmbëlsira. Në mesin e tyre gjendet edhe kosovarja Fahrije Rexhepi me të bijën Vlorën nga Emmendingeni, e cila kishte sjellë artikuj higjienik, ëmblësira të ndryshme dhe qumësht, në një shumë prej 100 eurosh: „Me prejardhje jemi nga Kosova dhe në këtë mënyrë jemi pritur edhe ne. Tani mundohemi ta kthejmë këtë mënyrë me pak modesti, por nga zemra“, ka deklaruar Fahrija për „Badische Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“.