Kosovarja denoncohet pasi këndon dhe vallëzon në mes të Zvicrës
07:03:23 2016-11-10
Policia zvicerane ka denonacuar një kosovare për „prishje të rendit publik“. Rreth orës 18.00, ajo ka bërë zhurmë dhe ka vallëzuar.
Në „Sheshin e Europës“ në Lozanë, pasditen e vonshme të fundit të qershorit janë zhvilluar skena të pazakonshme. Një kosovare rreth të tridhjetave, me kufje në vesh ka kënduar dhe vallëzuar këngën „I Feel Good“, të James Broën. Sipas të përditshmes zvicerane „24 heures“, policia ka nënvizuar se ajo ka prishë rendin publik dhe e kanë denoncuar para drejtësisë, njofton „Shtegu.com“.
Sipas avokatit, afera e kësaj kosovareje është pak më atipike. Të kontaktuara nga gazeta në fjalë, shumica e policive të ndryshme kantonale kanë pasur të njëtën përgjigje: „Asnjëherë më parë nuk kemi pasur rast të ngjashëm“. Duke u argëtuar me ambientin e krijuar, policët e kanë këshilluar kosovaren që të largohet nga sheshi: „Ajo mund të këndojë dhe të luaë si të dojë, që nga momenti kur nuk e pengon askend“.
„Isha duke hyrë në metro, kur papritmas mu afruan katër agjentë të policsë, duke më thënë se i kam shqetësuar njerëzit. Tash e pesë vite ata po më shkaktojnë probleme“, ka pohuar kosovarja. Nga ana tjetër, avokati i saj ka deklaruar se „motoçikletta bëjnë më tepër zhurmë se sanjë grua që këndon dhe vallëzon“.
Sipas Sébastien Jost, nga policia e Lozanës, „Po që se policët denoncojnë ndokend, me siguri se ka pasur shkelje të ligjit“. I kontaktuar nga „20 Minutes“, një dëshmitar i rastit ka pohuar se nuk ka qenë i shqetësuar nga ngjarja. Por, ky person që jeton në Zvicër ilegalisht, nuk dëshiron të prononcohet më tej, pasi frikësohet se mund të dëbohet në vendlindje, e cila aktualisht është në luftë.