Kosovari shkakton dy aksidente në Zvicër dhe vazhdon udhëtimin pa u shqetësuar

Date:

14:24:39                 2019-01-28

 

 

Në qytezën Cham të Zvicrës, një vozitës i veturës ka shkaktuar dy aksidente brenda një kohe të shkurtër, duke u larguar nga vengjarja pa u shqetësuar për dëmet e shkaktuara, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Policia e Zugut është në karkim të dëshmitarëve.

Të shtunën, më26 janar 2019, menjëherë pas orës 23.00, në policinë Zugut kanë raportuar se një veturë ngjyrë gri, e llojit Mercedes-Benz në magjistralen G në Cham, drejtimi Cham, në rrethrrotullimin jugor, është përplasur me barrierën e metaltë. Pas përplasjes, personi përgjegjës për aksidentin ka vazhduar udhëtimin e tij me automjetin e dëmtuar, pa u shqetësuar për dëmet që i ka shkaktuar. Në bazë të këtij raporti, disa patrulla policore të Zugut kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit. Menjëherë pas kësaj, policia e Zugut mori një raport tjetër që automjeti që më parë ishte përplasur, tani ishte përplasur me një veturë tjetër në rrugën Eichstrasse në Cham dhe shoferi kishte ikur në këmbë në drejtim të Zugerstrasse. Automjeti i braktisur dhe i dëmtuar rëndë në pjesën e përparme, ka mundur të vërehet nga policia e Zugut pak më vonë në Eichstrasse. Pas kërkimit të menjëhershëm, policia ka arritur të ndalojë një kosovar 30-vjeçar dhe ta kontrollojë. Me vete ai ka pasur çelsin e veturës së dëmtuar. Shoferi i dyshuar, i cili kishte simptoma të alkoolit, nuk ka rezistuar, përcjell Shtegu.com.

Testet e kryera për dyshime të konsumimit të alkoolit dhe drogës, kanë dal pozitive, prandaj zyra e prokurorit ka urdhëruar kontrollin e gjakut dhe urinës. Leja e shoferit i është marrë menjëherë nga organet përkatëse të trafikut rrugor. Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime gjatë këytre aksidenteve. Dëmi material i automjetit të aksidentuar dhe dëmet e tjera vlerësohen në disa mijëra franga zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...