Lokali i shqiptarit, therrë në sy për zviceranët

Date:

14:49:23                   2019-01-28

 

 

Lokali „Nightbar Rössli“ në pjesën e qytetit të vjetër në Sursee të Zvicrës, është i hapur për çdo ditë deri në orën 02.30 dhe të premteve e të shtunave, deri në orën 04.00. Për shkak se ky është lokali i vetëm në Sursee që është i hapur kaq gjatë, ai tërheq mysafirët e natës, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Mysafirëve të tij „Nightbar Rössli“ jo vetëm që ju ofron ndonjë birrë shtesë për ata që nuk iu ka mjaftuar shëtitja e natës, por edhe disa gra, të cilat mysafirëve do të duhet t`ua lexojnë dëshirat e syve.

Nëse të ftuarit largohen nga restoranti pas prezencës së policisë së alarmuar, gjithmonë shkaktohet zhurmë në rrugë. Kjo në veçanti i shqetëson banorët: „Kur të gjithë mblidhen në rrugë, keni shumë zhurmë deri në mëngjesin e hershëm dhe nuk mund të flejmë fare. Kjo gjendje është e padurueshme“, thotë Rainer Jacquemai, kryetar i kësaj pjese të qytezës. Përveç kësaj, banorët që guxuan të ankoheshin drejtpërdrejt, tashmë janë kërcënuar nga mysafirët. „Saktësisht kam njohuri për dy raste. Një person është kërcënua me rrahje deri për spital“, thotë Jacquemai. Disa banorë, për shkak të zhurmës bile janë zhvendosur edhe jashtë qytetit të vjetër.

Sipas Jacquemai, menaxhuesi i „Nightbar Rössli“ është informuar me shkrim tre vite më parë që të kujdeset për qetësi. Por edhe përkundër një tryeze të rrumbullakët me të gjithë pjesëmarrësit, në dhjetor të vitit 2017, asgjë nuk ka ndryshuar. Kjo është arsyeja pse Jacquemai ka vendosur një iniciativë në mbledhjen e Asamblesë Komunale në dhjetor të vitit 2018, për më shumë qetësi në qytezë. Kërkesa e tij u miratua menjëherë për të gjithë qytezën.

Tani, këshilli i qytetit ka vepruar dhe ka kërkuar një kufizim të orëve të hapjes për „Nightbar Rössli“ në organet përkatëse policore të Lucernit, siç shkruan „Surseer ëoche“, informon Shtegu.com. Gjatë të premteve dhe të shtunave, lokali duhet të mbyllet në orën 02.30, ndërsa ditëve tëtjera në ora 00.30. „Vendimtare ishin të shtënat para restorantit në nëntor të vitit 2018“, thotë kryebashkiaku Beat Leu. Ai i kupton plotësisht banorët vendas, barra është me kufinj. Leu konfirmon se qiradhënësi është informuar me shkrim para tre vjetësh se kohët e hapjes mund të reduktohen, nëse situata nuk përmirësohet. Këshilli i qytetit tani ishte i bindur dhe kurioz se si do të reagonin orgamet policore.

Menaxhuesi i lokalit, Ismailaki Ilazi nuk e ka komentuar rastin. Ai ka nevojë edhe për disa javë, para se të prononcohet për akuzat.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...