Kosovari që dirigjonte nga burgu, brengë e madhe e politikanëve zviceranë

Date:

Një kosovar e kishte trafikuar një celular në çelinë e tij në një burg të Zvicrës. Vëzhgimi i telefonatave ka dëshmuar se në këtë burg ka pasur edhe celularë të tjerë. Këshilltari kantonal Urs Martin e ka aktualizuar çështjen si problem të rëndë.

 

 

Një i burgosur kosovar e kishte trafikuar një celular në çelinë e tij, duke dirigjuar nga burgu i Frauenfeldit në Zvicër delikte të tjera. Kosovari nga burgu kishte telefonuar plotë 165 herë. Një seancë gjyqësore e Gjykatës rajonale në Weinfelden i kishte zbardhur këto biseda telefonike. „Kam përshtypjen se burgu i Thurgaut është duke funksionuar si është më së keqi“, ka deklaruar këshilltari kantonal Urs Martin, për „Tagblatt“, transmeton „Shtegu.com“. Pas shumë polemikave, tashmë janë zbardhur bisedat e palejuara telefonike përmes celularëve nga burgu në Thurgau. Urs Martin ka dashur të dijë se si ka mundur të ndodhë një gjë e tillë. Për këtë, ai i ka dorëzuar një interpelancë autoriteteve vendore.

 

 

Në përgjigjen e saj, qeveria rajonale ka deklaruar se kosovari nuk kishte telefonuar nga burgu vetëm për qejf. Falë një informate të një personi anonim, Prokuroria e kishte zbuluar rastin e celularit. Krejt kjo kishte ndodhur në mars të vitit 2013, ndërsa numri i kosovarit ishte përgjuar rregullisht. Në burgun e lartpërmendur ka pasur edhe celularë të tjerë, të cilët gjithashtu janë përgjuar dhe është arritur të pengohet një plaçkitje, thuhet në përgjigjen që e kishte kthyer qeveria rajonale. Për shkak të arsyeve taktike, celularët nuk ishin konfiskuar menjëherë.

 

 
„Ky është vetëm një justifikim“, vazhdon Urs Martin, i cili është i mendimit se autoritetet i kanë zbuluar celularët vetëm rastësisht. „Kjo është vetëm një përpjekje e sinçertë për të shkruar bukur ankesat“, shton këshilltari kantonal i SVP-së. Sipas tij, burgu në fjalë ka probleme në udhëheqësi dhe urgjentisht duhet ndryshuar diçka. „Ndokush tjetër duhet ta marrë përsipër“, pohon Martin.

 

 

Rasti i kosovarit i ka vetëdijësuar burgjet nëpër tërë Zvicrën në shtimin e kontrollit të celularëve të trafikuar. Por, në shkrimin e qeverisë rajonale thuhet se një gjë e tillë është gjithnjë më e pamundur pasi celularët po prodhohen gjithnjë e më të vegjël.

 

 

Në përgjithësi, celularët nëpër burgjet e Zvicrës janë të ndaluar. Vetëm pas një kohe të caktuar, disa të burgosurve u është e lejuar që të flasin me telefonat e instaluar nëpër burgje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...