Kosovari Jeton G. pranon se e ka vrarë serbin nga Cyrihu

301 Lexime

Jeton G., i akuzuari kryesor për vrasjen e truprojes Boris R.(30) ka pranuar: „Unë e vrava“.

 

 

Vrasja makabër e truprojes serbe, Boris R. († 30) nga Cyrih-Affoltern tashmë është sqaruar. „Unë e vrava“, ka pohuar kundërshtari i tij, Jeton G. (31) zu. „Isha në një panikë totale“, ka shtuar ai. Avokati i tij, Valentin Landmann për „Blick“ ka dëshmuar fjalët e Jetonit: „Do të përpiqemi të mbrohemi në baza të vetëmbrojtjes“, ka pohuar avokati, transmeton „Shtegu.com“.
Një vështrim se ç`kishte ndodhur: Të dy palët, truproja serbe dhe sportisti luftarak Boris R. në njërën anë dhe shqiptari nga Kosova Jeton G., në anën tjetër, kishin qenë të armiqësuar kohë të gjatë. Provokimet reciproke në mes tyre kanë qenë përditshmëri.
Pak para vrasjes, Jetoni e kishte kërcënuar kundërshtarin e tij: „Boris, ta dh..sha jetën … bir qeni“.

 

 
Sipas avokatit, Valentin Landmann, Jeton G. kishte reaguar në mënyrë përkatëse ndaj kërcënimeve që ai i kishte pranuar nga serbi. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, mekaniku shqiptar kishte deklaruar se fillimisht serbi ia kishte sharë gruan dhe fëmijët.
Kështu pra, mëngjesin e 1 marsit të këtij viti, para një ish studioje për tatuazh, në rrugën „Wehntalerstrasse“ kishte ndodhur vrasja.
Pas një përleshje fizike mes Borisit dhe Jetonit, ndaj të fundit ishte hedhur një sprej verbues, prandaj ai aspak nuk kishte pasur orientim se ku është duke qëlluar me armën të cilën e kishte poseduar Borisi dhe e cila Jetonit i shërbeu në vetmbrojtje.
Sipas avokatit, Valentin Landmann një dëshmitar i rastit e ka përkrahur versionin e Jeton G. „Kjo do të thotë se mandanti im nuk ka poseduar armë personalisht dhe me këtë, as që e ka planifikuar vrasjen“. Jeton G. ka shtuar: „Diçka e tmerrshme ka ndodhur. Për çdo natë qaj dhe lutem“.

 
Por, një ish shok i tij, dëshmitari turk B. e ka akuzuar rëndë Jetonin, pasi kishte deklaruar se Jetoni ka qenë ai i cili e ka nxitur serbin të marrë me vete armë, të cilën më pas ia ka marrë nga dora.

 

Në videon e mëposhtme mund të shihet një meç i boksit të serbit të vrarë: