Komitetit zviceran i pengojnë sjelljet e familjes myslimane

116 Lexime

Një komitet zviceran, për një kohë të shkurtër ka tubuar 2 mijë nënshkrime për të dëbuar një familje myslimane nga qyteza St.Margrethen në Zvicër. Tani ky aksion pritet të zgjerohet.

 

 

„Ne duam të largohemi sa më parë nga St. Margrethen“, ka deklaruar Emir Tahiroviç. për „20 Minuten“, transmton „Shtegu.com“. Buja rreth shamisë, mësimit të notit dhe shtegut të skijimit që përkonin me shkollimin e vajzës, familjen e saj e kanë zhgënjyer pa masë. Sipas 40-vjeçarit, familja do të shpërngulet sa më shpejtë, porsa ai të gjen ndonjë punë dhe banesë të re. Natyrisht, pas kësaj, ai nuk do të tërheqë të holla nga enti social. Më me dëshirë, ai do të zhvendosej në një mjedis urban, si psh në Cyrih apo Bernë.

 

 

Herën e fundit, familja në fjalë kishte qenë nën presion të madh nga „Komiteti për ruajtjen e paqes sociale“ dhe një peticioni nga poltikanja e rrethit, Carmen Bruss. Ajo ishte tronditur nga qëndrimi i familjes, kështu që gjatë verës kishte lansuar një peticion kundër saj. Nga qeveria kantonale, ajo kërkonte që familjes nga St. Margrethen të mos i prolongohet leja e qëndrimit, apo e njëjta ti meret. Nuk mund të durohet më, që përpos shumë sanksioneve, fëmijët të qëndrojnë ende larg nga mësimi, kampet shkollore dhe integrimi në shoqëri, ndërsa e gjithë kjo të financohet me para tatimi në një formë të ndihmës sociale, shkruan në peticion. Peticioni është paraparë që të shqyrtohet nga fillimi i muajit tetor të këtij viti nga qeveria kantonale e St. Gallenit. Bazuar në këtë, politikani kantonal i SVP, Mike Egger, do të përpiqet të paraqesë një mocion për të përforcuar ligjërisht masat integruese për të huajt.

 

 

Edhe një artikull i mëparshëm në mediet zvicerane kishte ngritur shumë zhurmë rreth familjes myslimane. Sipas Bruss, në atë kohë Emir Tahiroviç kishte deklaruar se është mysliman i fortë dhe për të do të ishte e paimagjinueshme që fëmijët të flenë jashtë shtëpisë pa prindër. Ai me gjithë dëshirë do t`i shoqëronte fëmijët nëpër kampet shkollore. Reagimet ndaj qëdrimit të Emir. T. ishin jashtzakonisht të mëdha, pasi përnjëherë u tubuan më se 2 mijë nënshkrime kundër tij.

 

 

Në „Komitetin për ruajtjen e paqes sociale“ bën pjesë edhe politikani Mike Egger, i cili është duke tubuar edhe më tej nënshkrime. „Janë duke nënshkruar edhe shumë të huaj“, ka deklaruar Egger. Atyre u pengojnë njerëzit të cilët ua vështirësojnë jetën të huajve me qëndrimet e tyre. Edhe Bruss pajtohet me këtë mendim: Ai, mbiemri i të cilit përfundon me -iç, e ka shumë vështirë të gjejë ndonjë punë apo praktikë“. Nga qëndrimi i Emir T., të huajve të integruar mirë në Zvicër, do tu vështirësohet jeta.

 

 

Me peticionin e tyre, Egger dhe Bruss dëshirojnë të gjejnë ndonjë zgjidhje, duke ushtruar presion te qeveria kantonale, në mënyrë që familja në fjalë, ose të integrohet në shoqëri ose të largohet nga vendi.