Komiteti Olimpik i Maqedonisë uron Jasin Rexhallarin

Date:

Mundësi tashmë i njohur shqiptar nga Maqedonia, Jasin Rexhallari (61kg) u eliminua nga gara e mëtutjeshme në Lojërat e para Evropiane në Baku të Azarbejxhanit, ndërsa të shtunën do të kthehet për në Maqedoni, së bashku me mundësit e tjerë.
Reprezentuesi i Maqedonisë thotë se ka pritur më shumë, por edhe me kualifikimin e ndër tetë më të mirëve është i kënaqur.
“Mendoj se duhet të jem i kënaqur me paraqitjen time në Baku. Shënova fitore nga mundësi polak, nga i cili vitin e kaluar pata humbur, ndërsa bullgari është një mundës shumë me përvojë, është kampion bote dhe I treti në Olimpiadë. Kuptohet kam pritur më shumë, por edhe këtë vit jam në mesin e tëtë më të mirëve në Europë”, ka deklaruar për gazetën “Lajm”, Rexhallari nga Baku.
Në vitin 2016, atë e presin dy aktivitete të mëdha, Evropiani në Letoni dhe Olimpiada në Rio.
“Shpresoj se vitin e ardhshëm do të rrëmbej ndonjë medalje nga kampionati evropian në Letoni dhe lojërat olimpike në Rio de Janeiro”, theksoi Rexhallari.
Kujtojmë se, Jasin Rexhallari pësoi humbje me rezultat 3-1 nga bullgari Radoslav Velikov, në çerekfinale, ndërsa në raundinë e parë shënoi fitore ndaj polakut Krzysztof Bienkowski me rezultat 5-4 me pikë.
Nga ana tjetër, Komiteti Olimpik i Maqedonisë, në një pronocim të tij, ka shkruar: Mundësi nga Maqedonia, Jasin Rexhallari, në një duel mjaft të mundimshëm e të rëndë, ka mposhtur mundësin polak Krishtof Bienkovski, me rezultat 5:4, përpos faktit se ishte në negativë prej 2:0 dhe 4:2. Por, i udhëhequr nga seleksionuesi Vrenezi, ai mblodhi fuqi dhe e mposhti kundërshtarin e papërshtatshëm dhe të fortë nga Polonia.
Në radhë ishte dueli me kampionin botëror dhe evropian Radosllav Velikov nga Bullgaria, i cili pas një betejë të rëndë, e mundi Jasinin me rezultat 3:1. Rexhallari tregoi luftë të fortë e të shkëlqyeshme, por prapëseprapë, lodhja nga dueli i mëparshëm e kishte bërë të veten. „Urimet tona më të përzemërta për Jasinin, për duelet e shkëlqyeshme dhe besojmë fortë në rezultatet e tij sportive edhe më të suksesshme“, përfundon urimi nga Komiteti olimpik për Jasin Rexhallarin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...