Klubi futbollisitik FC Ilirida nga Berna me kryesi të re

101 Lexime

Gjatë të martës, kryesia e klubit futbollistik FC Ilirida nga Berna, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, me ç `rast u zgjodhë kryesia e re e klubit. Për kryetar u zgjodhë bashkatdhetari ynë Selim Demiri nga Kumanova, duke e zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Mifti Sinani. Lidhur me këtë, „Shtegu.com“, mori një deklaratë nga nënkryetari i klubit, Taxhidin Shabani i cili pohoi: „Po, është mbajtur mbledhja e kryesisë së klubit duke bërë një rifreskim të kryesisë, në të cilën të pranishëm kanë qenë 14 anëtarë, përpos faktit se prisnim që në mbledhje të vijnë edhe ata të cilët për një kohë të gjatë ushtronin propagandë kundër ekipit tonë. Nuk është e vërtetë se klubi është pronë private e ndokujt, kemi të bëjmë me një kryesi transparente dhe në rastin kur fitojmë kuadër më profesional, ne jemi të gatshëm ta dorëzojmë postin, në mënyrë vetëm që klubi të shkojë përpara. Jemi themelues të klubit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Maqedonia, prandaj është e rrugës që gjenerateve të reja tu dëshmojmë se transparenca është e pranishme fuqishëm tek ne, prandaj nuk ngurrojmë t`ua lirojmë vendin më të rinjve, që të jemi shembull i avansimit të sportit shqiptar në Zvicër. Nga ana tjetër, për sa i përket aspektit sportiv, ekipi është duke u përgatitur me intensitet të plotë për kampionatin e ardhshëm, ndërsa do të sjellim edhe disa përforcime, kështu që jam i bindur se vitin e ardhshëm do të garojmë në Ligëb e dytë rajonale“. Në pyetjen lidhur me barazhin e ekipit të FC Prishtina me FC Courroux, që do të zhvillohet të shtunën në Bernë, për tu kyçur në Ligën e dytë rajonale, Shabani ka përfunduar: „Nuk ka diskutim se FC Prishtina do të fitojë këtë ndeshje dhe do të inkuadrohet në Ligën e dytë. I uroj shumë fat FC Prishtinës“.