KB Shkupi i kërkon federatës ta përmirësojë gabimin e bërë

105 Lexime

Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, e ka mbyllur sezonin 2019/20. Ky vendim ka ardhur nga federata e basketbollit vendor, duke përcaktuar fund të këtij sezoni i cili ishte i ndërprerë për shkak koronavirusit.

Për këtë sezon nuk do të ketë kampion dhe nuk do të ketë rënie nga elita e basketbollit, përderisa do të ketë zgjerim të Superligës, me dy ekipe që do të vijnë nga Liga e Dytë në sezonin e ri.

Kështu elita e basketbollit vendor në sezonin 2020/21 do të ketë 12 ekipe që do të garojnë.

KB Shkupi po kërkon të kthehet në Ligen e parë, pasi po gjithçka po kthehet nga fillimi. Nga klubi kanë thënë se u është bërë padrejtësi  me qëllim vitin e kaluar ligat u ulën nga 12 në 10.

“Ne si klub kërkojmë të rikthehet gjendja faktike siç ka qenë para fillimit të këtij sezoni. Pasi që është sjell vendimi i anulimit të sezonit. Menaxhmenti i KB Shkupi kërkon nga Federata  të respektojë në mënyrë të barabartë të gjitha klubet pa ndarje etnike, që do të thotë në jemi të në kërkim të kthimit të klubit tonë në Ligën e parë, për të cilën ne konsiderojmë se Federata ka bërë dëme të madh ndaj të vetmit  klub shqiptar, veçanërisht për lojtarët dhe sponsorët e rinj”, kanë thënë nga KB Shkupi për Albsport.mk, duke shtuar më tutje dhe propozimin e tyre se si do të donin të dukej Liga në sezonin e ri.

“Propozojmë zgjerimin e Ligës së parë në 16 ekipe dhe pas 15 xhirove të formohen Superliga me 8 ekipet e para dhe “Play Out” Liga nga 8 ekipe tjera. Ne “Play Out” të kenë  të drejtë të luajnë vetëm lojtarë vendas nga Maqedonia dhe mos të ketë dalje rënie nga kjo Ligë. Ndërsa Liga e dytë të ketë Ligë përparimtare ku do të luajnë të rinj prej 17 deri ne 22 vjet”, kanë thënë mes tjerash nga KB Shkupi. /albsport.mk/