Katër rroga zvicerane dënim për hedhje të mbeturinave

Date:

Nuk është mahi: Ministria zvicerane për Mjedis Jetësor është duke përgatitur dënime më të larta për personat të cilët në kohën e gabuar hedhin mbeturina në vendin e caktuar.
Një dënim pesëshifror për ndonjërin i cili gjatë të dielës e hedhë shishen e zbrazët të venës në kontejnerin e duhur për xhama? Sipas Ministrisë zvicerane për Mjedis Jetësor, së shpejti kjo do të bëhet realitet. Ajo parashikon dënime më të larta në kuadër të revizionit të Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, shkruan e javorja zvicerane „NZZ am Sonntag“.
Në fakt, Qeveria zviceranë dëshiron të ashpërsojë rregullat për hedhjen e mbeturinave. Ata që nuk përkujdesn për mbeturina të vogla, do të duhet të paguajnë dënim deri në treqind franga zvicerane, ndërsa po që se thesi me mbeturina nga amvisëria hedhet në shportën publike të mbeturinave, apo nëse i njëjti vendoset në trotuar në vend se në vendin e paraparë për mbeturina, do të duhet të paguajë deri në 20.000 franga dënim.
Politikanët zviceranë do ta shqyrtojnë me vëmendje nenin e këtij ligji dhe besohet se do ta përkrahin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

OPINION | Kimete Berisha: Mes „vijave të trupit“ dhe filtrave që fshehin mendimin

Nga: Redaksia e Gazetës Kimete Berisha, dikur e njohur për...

Prindërit e viktimave kërkojnë përballje: „Jessica Moretti, na shiko në sy!“

SION, ZVICËR – Një atmosferë e rëndë dhe plot...

SHKUP, 12 Shkurt 2026 – Maqedonia e Veriut po...

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit: Nis epoka e re e legjislativit

PRISHTINË, 12 Shkurt 2026 – Me 66 vota për,...