Në qendër tregtare „Gäbelbach“ të Bernës, dy djem të rinj po shisnin ëmbëlsira në mënyrë që të tubojnë sa më shumë të holla për të udhëtuar në Turqi, ku do të përgatiten për sezonin e ardhshëm. Një djalosh i ri shqiptar dhe një tjetër, po i lusnin kalimtarët që të blejnë nga artikujt e tyre, me shpresë se zëri i rinisë do arrijë deri te maërgimtarët tanë të pasionuar pas futbollit. Ata nuk kërkonin lëmoshë, por me një ide sensibilizuese e kishin zgjedhur rrugën më të ndershme për të tubuar mjetet e nevojshme, për ekipin e juniorëve të FC Bethlehem.
Se sa do të arrijnë të tubojnë të folla nga shitja e ëmbëlsirave të tyre, mbetet të shohim me shpresë se ky shkrim do të has në dorën e shtrirë të lexuesve.
Në faqen e tij FC Bethlehem ka njoftuar për aksionin duke shkruar:
Ekipi ynë FC Bethlehem U17 është ende në aksion për ju! 💪💚
Biskota të shijshme Krishtlindjesh, të punuara me dorë me dashuri nga vetë ekipi ❤️
👉 Çdo blerje mbështet drejtpërdrejt kampin tonë stërvitor të vitit 2026
👉 Perfekte si dhuratë ose për kënaqësinë tuaj
Ejani, mbështesni lojtarët tanë të rinj dhe na ndihmoni të arrijmë qëllimet tona ⚽️✨
🙏 Faleminderit të gjithë klientëve tanë deri më tani – dhe të gjithë atyre që do të vijnë së shpejti!
💚 FC Bethlehem U17 💚
Coop Gäbelbach
Coop Bethlehem
Coop Europaplatz

