JO-ja për negociatat, Athina me sytë nga Tirana dhe Shkupi

Date:

Athina zyrtare ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut pas vendimit të samitit të lartë të BE që i mbylli derën përkohësisht hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

Në një deklaratë për shtyp ministria e Jashtme greke thekson se Greqia ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky pozicionim, siç nënvizoi edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Këshillin Evropian, mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke.

“Kjo çështje shkon tashmë për vitin 2020. Nuk u bë e mundur që të kishim një vendim unanim për dy fqinjët tanë veriore. Por dua të theksoj dhe këtë e kam thënë shpesh herë, Greqia gjithnjë mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Mitsotakis.

Thirrja që Athina dërgon nëpërmjet deklaratës së ministrisë së Jashtme është se ajo, duke përsëritur se nuk ndërhyn asnjëherë në çështjet e brendshme të vendeve të treta -do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet përkatëse të vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara.

Për ta arritur këtë, ajo i inkurajon ato të jene të përqendruar në rrugën e reformave .

Sipas analistëve problematika më e madhe e Athinës qëndron padyshim tek zhvillimet politike në Shkup, pas vendimit për zgjedhje të parakohshme të qeverisë Zaev, për faktin se ndryshimi i skenës politike atje, mund të sjellë pasoja për Marrëveshjen e Prespës, por edhe për balancat politike të fuqive të mëdha të interesuara për rajonin e Ballkanit.

Është për të ardhur keq që BE nuk mundi të çojë mesazhin e duhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka deklaruar ish kryeministri Jorgos Papandreu.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...