Jeta dhe trashëgimia e Mandelës në një ekspozitë në Londër

Date:

 

Për një njeri që i kaloi gati tri dekada në burg si Nelson Mandela, kalimi i kohës pa dyshim ishte diçka e rëndësishme për të. Kështu që ndoshta është e përshtatshme që një ekspozitë, e cila është hapur në Londër të premten, për jetën dhe trashëgiminë e tij, përmban orën e tij, e cila mbahej gjithmonë në kohën e Afrikës së Jugut, pavarësisht udhëtimeve të tij nëpër botë si presidenti i parë me ngjyrë i vendit.

 

Ekspozita interaktive shpalos rrugëtimin e tij, edhe pse jeta e Mandelës, duke përfshirë edukimin e tij në një provincë lindore të Afrikës së Jugut, si djalin e një shefi, burgosjen e tij 27-vjeçare dhe fundin e aparteidit, kur edhe u bë president në vitin 1994. Mandela vdiq në vitin 2013, në moshën 95-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Ekspozita sjell imazhe të panjohura deri më tani së bashku me më shumë se 150 artefakte, si rrobat, posterët e fushatave dhe dokumentet e udhëtimit të huazuara nga familja e fituesit të çmimit “Nobel” për paqe dhe muzetë dhe arkivat në mbarë botën./ KultPlus.com/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...