JA PËRSE TETOVARI DJALIT IA VENDOSI EMRIN UÇK? (VIDEO)

Date:

Albert Rufati nga Tetova, i cili si 17-vjeçar ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një rrëfim për Gazetën Insajderi, tregoi arsyet se pse ka vendosur ta emërojë të birin Uçk.

“Në luftë të Kosovës kam qenë 17-vjeç, pastaj jam kthyer në Tetovë dhe kam qenë vullnetar për ndihmat këtu që i kemi ndarë për Kosovën”, tha ai.

Pas luftës në Kosovë, Alberti u bë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

“Ndërsa në luftën e 2001-së kam qenë nga fillimi e deri në fund. Unë jam ndër 60 ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në luftë kam pasur shumë shokë, kemi qenë shumë të rinj, atëherë i kam pasur 19 vjet, 20 i kam bërë në luftë, dhe ajo na frymëzoi në rrugën e patriotizmit apo atdhedashurisë, kjo ka qenë njëra ndër arsyet apo thënë me mirë arsyeja kryesore pse unë ia kam vënë emrin djalit Uçk”, është shprehur fillimisht Rufati.

Rrëfimi dhe Video e plotë: Rrëfimi i babait të UÇK-së, guximi dhe frika e tij për të ardhmen e djalit në Maqedoninë e Veriut. Insajderi

https://video.gjirafa.com/insajderi/rrefimi-i-babait-te-uck-se-guximi-dhe-frika-e-tij-per-te-ardhmen-e-djalit-ne-maqedonine-e-veriut

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...