Ja formula e Altin Lalës se si Shqipëria të kalojë turrin e parë në KE Francë 2016

Date:

21:58:23               2016-06-09

 

 

 
Në një intervistë për „Augsburger Allgemeine“, ish futbollistin shqiptar që luante në Bundesligën gjermane dhe ish ndihmës trajner i Kombëtares shqiptare, Altin Lala ka deklaruar se Shqipëria është autsjader në këtë kampionat, por se ekzistojnë mini gjasa për të bërë senzacion, pasi asaj i nevojitet vetëm një fitore, ndërsa tre vendet e para kualifikohen për më tej. Sipas tij, Shqipëria ka një ekip shumë kompakt, ndërsa meritë e kësaj është trajneri italian. „Është shumë e vështirë që ndaj nesh të shënohet gol, ndrësa në sulm kemi probleme. Por, besoj se sulmuesit shqiptarë do të fillojnë të shënojnë gola në këtë kampionat. Po që se arrijmë të shënojmë nga një gol në çdo ndeshje, besoj se do të kualifikohemi në raundin përfundimtar“, ka pohuar Lala, transmeton „Shtegu.com“.
Lala ka lavdëruar sidomos futbollistin shqiptar, Elseid Hysaj, i cili aktualisht është duke i mbrojtur ngjyrat e Napolit. Edhe për Milot Rashicën ka një respekt të veçantë, por fatkeqësisht ai nuk u nominua nga seleksionuesi. Edhe Taulant Xhaka është një lojtar i mrekullueshëm, i cili mund të luajë edhe në Bundesligën gjermane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...