Ish kampioni shqiptar i botës në Breakdance, Arton Veliu me sipërmarrje të re

Date:

18:00:43                2016-12-12

 

 

 

 

 

Në Oslebshausen të Gjermanisë është themeluar një sipërmarrje e re, të cilën për ta shqiptuar, duhet thyer goxha gjuhën dhe ajo quhet: „Xbyz“. Pas saj fshihen dy themelues me qëllime të mëdha.

 

 

 

 

 

„Me punën tonë dëshirojmë të përkujdesemi për lëvizje në shoqëri dhe ofrojmë projekte artistike me vlera socio-kulturore“, ka pohuar për „Weser Kurier“ Anne Kauhanen, njofton „Shtegu.com“. Përmes artit, ajo dëshiron të depërtojë në tema dhe përmbajtje shoqërore. Shkenctarja e teologjisë dhe e kulturës, Anne Kauhanen më herët ka punuar në shoqatën „Plani urbanistik i religjioneve“ me të rinj. Vetëm para pak kohësh, së bashku me valltarin, pedagogun e valleve, koreografin dhe ish kampionin e botës në breakdance, shqiptarin Arton Veliu, ajo ka themeluar sipërmarrjen „Xbyz“.

 

 

 

Xbyz – e cila shqiptohet „x by z“ do të thotë sikur „x të pjesëtohet me y“ dhe kjo formulë mistreioze i bënë kurreshtarë për dy themeluesit dhe për projektet e planifikuara. Që në fillim të bashkëpunimit të tyre më Teatrin vallëzues „Rootless“ para një viti e gjysmë, ata kishin qenë jashtzakonisht të suksesshëm. Së bashku me njëzet të arratisur të moshës 10-, deri 23-vje$are, Aritoni dhe Kauhanen janë angazhuar me ndjenja dhe përjetime të azilkërkuesve të rinj. Rezultattet e tyre i kanë manifestuar në disa skena vallëzimi.

 

 

 

Më në fund pasoi ideja që bashkarisht të formohet një sipërmarrje e re. Me vetëdije të plotë, ata e themeluan sipërmarrjen të financuar nga programe federale dhe projekte të ndryshëm.

 

 

 

„Fati ynë i madh është që nuk jemi të varfër në ide dhe pas `Rootless` menjëherë e realizuam idenë tjetër“, rrëfen më tej Anne Kauhanen, e cila përpos aktiviteteve të saja, është duke punuar edhe në promovimin e saj me tëmë: „Transkultura në qytetin e ndarë të Mitrovicës në Kosovë“.

 

 

 

Finlandezja 32-vjeçare Kauhanen dhe shqiptari 37 vjeçar nga trojet e ish Jugosllavisë, janë njoftuart para pak kohësh në një shfaqje. Gjatë prillir të kaluar, ata filluan me aktivitetin e tyre të Label Xbyz në Oslebshausen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...