Iniciativë mahnitëse e 11-vjeçarit kosovar

Date:

Fresku, një djalosh 11-vjeçar nga Prishtina, ka vendosur të udhëtojë me biçikletë nga Prishtina për në Sarandë. Krejt këtë udhëtim do t’ua dedikojë nxënësve të shkollës së Thethit të Shqipërisë, përmes grumbullit të parave, me të cilat do të sigurohen mjete mësimore.

Tani Fresku pa i mbushur 11 vjeç ka vendosur ta realizojë ëndrrën e tij. Bashkë me babin e tij do të nisen me 11 Korrik nga Prishtina, ndërsa planifikojnë të mbërrijnë në Sarandë për 6 ditë. Ai ka hapur edhe një xhirollogari, ku njerëzit mund të deponojnë para për kauzën e tij.

Për datëlindjen e nëntë Fresku e bëri një udhëtim me biçikletë në relacionin Prishtinë-Gjakovë, përafërsisht 90km. Me të përfunduar këtë udhëtim ai i tha babit të tij se dëshiron të shkojë më larg.

„Babë herën tjetër do të shkojmë deri në Sarandë“. Babi i tij i kishte premtuar se do t’ia plotësonte dëshirën.

Por ajo që bindi ta bëjë këtë udhëtim është vizita e tij në fshatin Theth. Vitin e kaluar Fresku se bashku me familjen kishin vizituar këtë vend. Sipas babit të tij ai kishte parë shkollën se dallonte shumë nga gjendja e shkollës ku mëson Fresku. Kishte shikuar nëpër dritare dhe e ka parë se sa të zbrazëta ishin klasat.

Pas kthimit nga Thethi, ai dhe babi i tij kishin menduar për një aksion për të rindërtuar shkollën e fshatit. /sot.com.al/

Të dhënat e llogarisë bankare janë: Emri: FRESK SYLHASI Emri i bankës: Banka Ekonomike Sheshi “Nëna Terezë”, nn, Prishtina, Kosova Nr i llog: XK051401000010010094 Swift: EKOMXKPRXXX

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...