Grekët kërkuan njëzet e pesë mijë euro për trafikim të familjes shqiptare

Date:

15:57:29         2016-02-02

 

 

Më 26 janar të këtij viti, në aeroportin e Frankfurtit policia federale gjermane ka arrestuar dy shtetas grekë. Dy personat e moshës 54-, e 40-vjeçare kanë tentuar ta trafikojnë një familje katërantarëshe shqiptare, me dokumente të falsifikuara për në Irlandë. Familjes shqiptare ata i kishin kërkuar një shumë prej 25 mijë eurosh për shërbimin e kryer, ndërsa udhëtimi është dashur të zhvillohet nga Belgjika, përmes aeroportit të Frankfurtit për në Irlandë, shkruajnë mdeiet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Shtetasi 54-vjeçar grek, për autoritetet gjermane nuk është i panjohur, pasi edhe vitin e kaluar policia e kishte hetuar në aeroportin e Mynihut, duke trafikuar katër shqiptarë. Ndaj shtetasve gerkë është ngritur kallëzim penal dhe tashmë gjenden në paraburgim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...