Me deklaratat e tij muajve të fundit, imami i Bazelit, Ardian Elezi shkaktoi debate të shumtë. Tani ai po largohet nga Zvicra, por nuk dihet se për ku.
Sipas raporteve të mediave, imami nga Bazeli, Ardian Elezi, thuhet se ka shkaktuar nxitje kundër hebrenjve dhe homoseksualëve, ndërsa edhe e ka instrumentalizuar vdekjen e Iliasit shtatëvjeçar. Tani ai po largohet nga Zvicra, siç shkruan “ Schweiz am Wochenende”, transmeton Shtegu.com. „Sipas informatave të mediave zvicerane, në asamblenë e fundit të përgjithshme të xhamisë së tij, Ardian Elezi i tha xhematit se ai po tërhiqej nga posti i tij si imam dhe po largohej nga vendi“, thotë funksionari i qytetit, Lukas Ott.
Deklaratat e imamit Elezi, muajve të fundit shkaktuan debate të shumtë. Në një video predikim ai i përshkroi homoseksualët sipas „Tages-Anzeiger“ si „kancer kundër moralit“. Për më tepër, ai thuhet se ka këshilluar myslimanët të qëndrojnë në shtëpi gjatë verës në mënyrë që ata të mos tundohen për shkak të „shumë grave gjysmë të zhveshura“. Ai gjithashtu thuhet se ka denigruar rëndë hebrenjtë si „zemërgjerë“.
Për më tepër, sipas „Schweiz am Wochenende“, ai thuhet se e ka përshkruar vrasjen e Iliasit shtatëvjeçar në Bazel si një „akt terrorizmi“ nga një grua 76-vjeçare, e cila dyshohej se ishte e hutuar. Pas kësaj deklarate imami Elezi është dashur të deklarohej në departamentin e presidencës. „Kishte një bisedë midis Ardian Elezit, përgjegjësit fetar David Atwood dhe mua“, thotë Ot për gazetën në fjalë, informon Shtegu.com. „Imamit Elezi është dashur t`ia sqarojmë kufijtë e tolerueshëm në Zvicër“.
Mbetet e paqartë se ku do të shkojë tani imami Elezi. Sipas Otit, ekzistojnë hamendje të ndryshme në komunë. Vetë Elezi nuk e tha aq qartë. „Disa thonë se Elezi ka emigruar në Rusi. Të tjerë pretendojnë se ai po studion për një diplomë master në Jordan».

