ILJAZI: Vlerësimi për “Kohën” nderon edhe gazetarinë shqiptare

Date:

Për herë të parë në historikun e mediave shqipe në Maqedoni, një media shqiptare pozicionohet e para në tregun medial në vend. Anketa e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se gazeta KOHA ka lënë pas edhe mediat në gjuhën maqedonase sa i përket krijimit të opinionit të qytetarëve rreth pikëpamjeve politike. Qytetarët, të pyetur nga IRI se cilën media e lexoni më shpesh për pikëpamje politike, gazetën KOHA e kanë pozicionuar në vendin e parë, duke e vërtetuar kështu edhe besimin e deritanishëm të dhënë nga lexuesit. KOHA ka lënë pas edhe gazetat më të mëdha maqedonase DNEVNIK, VEST, gazetën në gjuhën shqipe Lajm, Slloboden Peçat, Veçer, Utrinski Vesnik dhe Nova Makedonija. Ndërkohë, kryeredaktori i gazetës KOHA, Besim Iljazi, ka thënë se, renditja në vendin e parë në anketën e IRI-it, institut kredibil ndërkombëtar, tregon punën e pakompromis dhe përkushtimin e stafit të gazetës për të ruajtur besimin tek qytetarët në informimin e drejtë dhe të saktë. „Kjo për stafin dhe drejtuesit e gazetës KOHA është satisfaksion i veçantë për dy aspekte. Së pari është vërtetim i përkushtimit tonë në punë për të ruajtur besimin dhe primatin që kemi te lexuesit, dhe në anën tjetër, në kohë turbullirash politike të jesh referencë kryesore për informim politik, gjithashtu vërteton profesionalizmin e gazetarëve. Kjo edhe më tepër fiton në rëndësi se ju pozicionoheni në vend të parë kur nga viti në vit po tkurret liria e shprehjes në Maqedoni“, ka thënë kryeredaktori i gazetës KOHA. Anketa e IRI-t, mes tjerash, ka vërtetuar lexueshmërinë e ulët të shtypit nga ana e qytetarëve në Maqedoni. Nga televizionet, TV Sitel renditet i pari sa i përket krijimit të opinionit të qytetarëve rreth pikëpamjeve politike, derisa Alsat-M radhitet i dyti. Pason Kanal5, 24Vesti, Telma dhe të tjera. Deklarata e plotë e Iljazit mund të ndiqet në videon mëposhtë:

 

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...