ILJAZI: Ky është dallimi mes gazetës “Koha” dhe Muhamed Zeqirit

Date:

Kryeredaktori i gazetës “Koha” Besim Iljazi në intervistën dhënë për Shërbimin e verifikimit të fakteve në gjuhën maqedonase, ia ka dhënë goditjen kryeredaktorit të Televizionit Alsat-M, Muhamed Zeqiri, pasi ky i fundit ditë më parë, në po të njëjtën media akuzoi se gazeta “Koha” rregullisht merr mjete të konsiderueshme nga pushteti!

Në disa raste jeni etiketuar si medie proqeveritare. Madje, edhe jeni akuzuar se rregullisht merrni mjete të konsiderueshme nga pushteti. Si do t’i komentonit këto akuza?

“Një korrigjim në pyetjen tuaj. Në asnjë rast ne nuk jemi akuzuar për këtë që flitni, përveç se nga kryeredaktori i Alsatit, Muhamed Zeqiri. Kur ai na sulmon në vërtetohemi se jemi në rrugë të drejtë.

Është e vërtetë që dallohemi për nga pikëpamjet tona, si për protestat e opozitës maqedonase dhe mashtrimin që iu bë shqiptarëve se do të zbardhet e vërteta për rastin ‘Monstra’, poashtu edhe për idenë e hapjes së Universitetit shqiptar në Shkup.

Me një fjalë, kemi aq shumë dallime dhe ato nuk janë të reja. Ato datojnë që nga viti 2001, kur ky njeri punonte në televizionin maqedonas Kanal 5, nga i cili medium luftëtarët e UÇK-së quheshin “terroristë”.

Nuk e kuptojmë se pse në vend të debatit mbi këto qëndrime të kundërta, që i konsiderojmë krejt normale dhe demokratike, ai në mungesë të argumenteve ruralizon këtë debat duke hapur front me gazetën ‘Koha’ dhe duke pohuar se ajo merr para nga Qeveria. Ka dallim mes fjalës merr dhe fiton”, ka thënë Iljazi.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me argumente për të gjithat temat që dëshiron zotëriu, qoftë edhe atë të financimit, sepse fundja, këtu s’kemi shumë dallime mes vete. Thënë shkurt e shqip, dashakeqësia e këtij njeriu buron nga politikat tona të ndryshme redaksionale.

Përgjigja më e mirë për të është besimi i lexuesve, që së fundmi u shpreh nëpërmjet anketës së IRI-t, ku gazeta ‘Koha’ doli të ishte e para në listë, madje edhe para medieve maqedonase.

I jap të drejtë vetes të them, se megjithatë ne krenohemi me faktin që në nivel nacional jemi mediumi i vetëm profesional Puro–shqiptar”, ka thënë në bisedën për Shërbimi për verifikimin e fakteve, kryeredaktori i gazetës “Koha”, Besim Iljazi, transmeton Aktuale.mk.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...