Hungaria nuk ka dorëzuar vendimin për Gruevskin

84 Lexime

Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë asnjë njoftim me shkrim nga autoritetet hungareze për vendimin e Gjykatës në Budapest për të mos e ekstraduar ish-kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski. Zv.ministri i drejtësisë Oliver Ristovski thotë se ata nuk kanë ndonjë informacion shtesë nga Gjykata hungareze përveç atyre të njoftuara nga mediat, se Gruevski nuk mund t’i dorëzohej vendit nga i cili kishte ikur për shkak të azilit të tij.

Nëse marrim ndonjë njoftim me shkrim, unë do t’ju informoj. Shpresoj për kërkesën tonë dhe ka pasur disa kërkesa, njëra është pas aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës, dhe tjetra pas aktakuzës, domethënë hetimit për “27 prillin”, prandaj shpresoj që rezultati të jetë pozitiv”- tha Oliver Ristovski – Zv/ministër i Drejtësisë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, dje në shoqëri të policisë ishte sjellë në një seancë gjyqësore mbi një kërkesë për ekstradim nga autoritetet maqedonase. Nga raportet e deritanishme nga mediat në Hungari, ende nuk është e qartë se për cilën kërkesë për ekstradim është vendosur nga Gjykata Themelore në Budapest, atë për aktgjykimit të plotfuqishëm për blerjen e Mercedesit ose hetimin për organizatorët “e të enjtes së përgjakshëm”. Gruevski ishte liruar në mënyrë eksprese dhe kërkesa për ekstradim ishte refuzuar. /Alsat/