Historia prekëse për ditëlindjen e fundit të princeshës Diana

Date:

Një vit pas shkurorëzimit nga princi Charles, më 1 korrik 1997, princesha Diana e festoi ditëlindjen e saj të fundit. Në mëngjesin e ditëlindjes atë e prisnin lule, ndërsa shumë shpejt i telefonoi edhe i biri, princi Harry, i cili ia këndoi „Happy birthday“. Në mbrëmje atë po e priste ahengu humanitar gala në „Tate Gallery“, në të cilin ajo ishte e ftuara e nderit. Meqenëse gjithmonë i zgjidhte veshjet për ngjarje të ndryshme në mënyrë të përkryer, përjashtim nuk ishte edhe 100-vjetori i „Tate Gallery“ në Londër, shkruan KOHA Ditore. Ajo shkëlqeu në një fustan të gjatë të zi të cilin e dizajnoi posaçërisht për të si dhuratë për ditëlindje Jacques Azagury. Ajo e plotësoi atë me një qafore smeraldi dhe diamant dhe me një palë vathë të ngjashëm, një set ky i cili dikur i përkiste mbretëreshës, ndërsa në kohën e vet e kishte bartur edhe gjyshja e saj. Siç shkruan revista britanike „Hello“, ndryshimi i veshjes së princeshës ndodhi në momentin e fundit, sepse fustanin si dhuratë për ditëlindje e mori të njëjtin mëngjes kur edhe e festoi.

“Dianës i pëlqeu menjëherë, mendoj se më herët kishte planifikuar të vishte diçka tjetër, por në fund e ndryshoi mendjen dhe e veshi fustanin tim”, – tha Azagury, duke shtuar: “Ishte e lumtur si kurrë më parë, kishte diçka në mënyrën se si ajo e mbante personalitetin e saj, sikur e kishte gjetur ndonjë vetëbesim të ri”.

Edhe pse më zyrtarisht nuk ishte anëtare e familjes mbretërore, ajo për të gjithë mbeti princeshë, adhuronte të vishte rroba me ngjyrë të zezë, ngjyrë kjo të cilën më së shumti e bartin në varrime. Por asaj i rrinte mirë. Fustani për ditëlindjen e fundit është konfirmimi më i mirë i kësaj. Ajo vdiq vetëm dy muaj pasi e kishte veshur atë, më 31 gusht 1997.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...