Goma rrokulliset për një kilometër në autostradën zvicerane me 20 km/h
09:26:12 2019-07-03
Mbrëmjen e së hënës, një veturë në autostradën në Sissach BL u përplas për një mur të betonit. Të lënduar nuk pati, por një gomë e vazhdoi udhëtimin e saj.
„Pothuajse një kilometër u rrokullis, derisa e ndalëm. Kjo është diçka që kurrë nuk e kam përjetuar“, thotë një lexues i „20 Minuten“ që e ka përcjell ngjarjen në autostradën A2, përcjell Shtegu.com. Sipas zëdhënësit të policisë, Roland Walter, në një aksident rreth orës 17.30 në Diegten BL, rrota është shkëputur nga vetura dhe ka vazhduar rrugëtimin.
Në një video të postuar, rrota mund të shihet duke u rrokullisur me një shpejtësi prej rreth 20 kilometra në orë. Pas saj mund të vërehet se si një veturë e llojit BMW i shkon prapa me drita të ndezura për paralajmërim të rrezikut. „Ky është reagimi i duhur. Ai paralajmëron një rrezik të mundshëm dhe ua tërheq vëmendjen të tjerëve“, thotë Walter.
Për një moment, udhëtimi i rrotës mbaroi. Lexuesi i gazetës rrëfen se si ai është ndalur në korsinë e emergjencës duke e ndalur rrotën. Por, ky reagim është kritikuar nga zëdhënësi i policisë pasi ka mundur të shkaktohet rrezik.
Për fat të mirë, askush nuk është lënduar në këtë incident.
Videon mund ta shihni këtu.