Gjykata federale zvicerane nuk e njeh Kosovën si shtet

Date:

Një kosovar me vendbanim në Zvicër, në vendlindje kishte pësuar aksident me veturë. Sigurimi Helvetia ia kishte refuzuar kërkesat e tij për dëmshpërblim, ndërsa Gjykata federale zvicerane e ka arsyetuar vendimin e sigurimit si të drejtë
Sigurimi vlen vetëm për ato zona të Serbisë, të cilat kontrollohen nga Qeveria serbe. Ky udhëzim i paraqitur në kartën e gjelbër të sigurimit, sipas Gjykatës federale, mjafton që të siguruarit t`ia bëjë të qartë se për aksidentet në Kosovë nuk ka mbulesë të dëmeve.
Kështu pra, Gjykata federale e Lozanës, e ka refuzuar ankesën e kosovarit me vendbanim në Zvicër, i cili në vitin 2007 me veturën e vjehrrit kishte pësuar aksident në Kosovë
Personi në fjalë, aktualisht është paraplegjik dhe merr një pension invalidor e shtesa të tjera plotësuese. Nga sigurimi transit, i cili gjatë hyrjes në Kosovë nuk vlen, ai kishte pranuar 90.000 franga zvicerane, ndërsa nga arka e sigurimit pensional, 42.000 franga.
Nga sigurimi Helvetia, në të cilin ishte e siguruar vetura, ai ka kërkuar edhe 54.000 franga të tjera, duke argumentuar se në kartën e gjelbër të sigurimit nuk është e q artë nëse vlen sigurimi edhe në Kosovë.

Në atë kohë ekzistonte shteti serbo-malazez, i cili aktualisht nuk gjendet në kartën e sigurimit, pasi Mali Zi u nda nga Serbia. Por në kartën e sigurimit, Serbia e Mali Zi nuk janë fshirë, që do të thotë se sigurimi vlen për këto dy vende. /20 Minuten/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...