Gjuha shqipe kripë në sy për maqedonasit

Date:

Akademikja maqedonase Katica Qullavkova në një deklaratë për gazetën maqedonase “Veçer” e ka „grushtuar“ fortë liderin e LSM-së, Zoran Zaev duke theksuar se asnjëherë gjuha shqipe nuk mund të mësohet nga maqedonasit nëpër çerdhe, shkolla fillore dhe ato të mesme të Maqedonisë.
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, kohë më parë kishte paralajëmruar se nuk ka asgjë kundër që edhe fëmijët maqedonas të mësojnë gjuhën shqipe nëpër çerdhe edhe shkolla. “Krim kulturor është që të detyrohen maqedonasit të obligohen të përdorin një gjuhë tjetër, si psh gjuhën shqipe. Me shekuj të tërë maqedonasit dhe Maqedonia kanë luftuar për t`i krijuar institucionet shtetërore të cilët do t`i mbronin të drejtat e tyre kulturore e gjuhësore”, ka deklaruar akademikja Qullavkova.
„Askush nuk ka të drejtë të imponojë detyrim për të mësuar një gjuhë të huaj, e sidomos shqipen, pasi gjuha shqipe i takon krejtësisht një grupi tjetër të gjuhëve. Më parë ne kishim probleme kur prferohej që gjuha serbokroate të bëhej gjuhë e dytë zyrtare, ndërsa sot aq lehtë premtojmë masa radikale e esktreme të cilat e rrezikojnë tërësisht pasqyrën e identitetit të shtetit maqedonas“, ka përfunduar Qullavkova, transmeton „Vecer.mk“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...