Gjithçka rreth arrestimit të këngëtarëve shqiptarë në Zvicër

Date:

Shtatë persona u arrestuan të shtunën për shkelje të ligjeve të emigracionit dhe armëve. Operacioni i policisë zvicerane ishte pjesë e një bastisjeje të madhe
Është dashur të jetë një festë në klubin Bolero në Buchs ZH me rastin e përfundimit të agjërimit mysliman të shtunën e kaluar. Por, Policia Kantonale e Cyrihut ka ndërprerë ngjarjen dhe ka arrestuar shtatë persona, siç përcjell “Blick”, transmeton portali Shtegu.

Në mesin e të arrestuarve ishin edhe katër këngëtarët dhe reperët që duhej të performonin atë mbrëmje: këngëtari Sinan Vllasaliu (61), këngëtarja Soni Malaj (42), reperi Don Phenom dhe këngëtarja Eugena Aliu. Me sa duket artistët nuk kishin leje pune.

Operacioni policor u konfirmua për “Blick” nga Policia Kantonale e Cyrihut: “Të gjithë (të arrestuarit) vijnë nga Shqipëria apo Kosova”, tha zëdhënësi Roger Bonetti. Operacioni ishte pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë në të cilin u kontrolluan gjithsej 13 klube gjatë dy fundjavëve të fundit dhe u raportuan 70 persona.

Ndërsa shumica e veprave ishin në lidhje me Ligjin e të huajve dhe integrimit, zëdhënësi i policisë Bonetti tha se u sekuestruan edhe pistoleta, municione dhe një shkop bejsbolli. Oficerët gjetën armë edhe në Buchs ZH.

„Të gjithë të arrestuarit u raportuan, shumica e tyre morën një njoftim penal nga prokurori publik“, tha zëdhënësi i policisë Bonetti për „Blick“. Tani ata janë sërish të lirë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...