Gjermania: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Date:

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm tha sot se vënia në pikëpyetje e kufijve të Ballkanit Perëndimor është e papranueshme.

Wilhelm, duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike, tha se deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, askush në BE nuk e ka vlerësuar pozitivisht.

Ambasadori gjerman rikujtoi se zëdhënësja e Komisionit Evropian kritikoi deklaratën e Ramës.

“Ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor, është i papranueshëm, por kjo është një temë që gjithmonë është e pranishme”, tha ai.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Wilhelm tha se ai beson se të dyja palët duhet të jenë të gatshme për të bërë lëshime. Këto negociata sipas tij janë të vështira, por në interes të të dyja palëve, transmeton lajmi.net

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...