MPB-ja i caktoi 30 ditë paraburgim Rexhep Rexhepit

Date:

Prokuroria ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve për Rexhep Rexhepin, njërin nga tre të arrestuarit nga aksioni policorë i një dite më parë në Kumanovë. Sipas burimeve të Alsat M, Rexhepi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Bashkë me Rexhep Rexhepin të arrestuar ishin edhe dy vëllezërit e tij Shefki Rexhepi dhe Sh.R i punësuar në SPB-në e Kumanovës. 

Policia ditë më parë kreu bastisje në shtëpitë e vëllezërve Rexhepi, të cilët më pas janë thirrur në bisedë informative. Pak orë pas arrestimit është lënë i lirë Sh.R, ndërsa gjatë ditës së sotme është lënë i lirë edhe Shefki Rexhepi. 

Ministresha e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot në konferencë për media theksoi se arrestimi i vëllezërve Rexhepi nuk ka të bëjë me sulmin ndaj stacionit policorë në fshatin Goshincë. Megjithatë këto pohime të Jankullovskës i demantoi Shefki Rexhepi i cili në një prononcim për Alsat M tha se në polici është pyetur pikërisht për sulmin në Goshincë si dhe për veprimtarinë e UÇK-së gjatë vitit 2001. Alsat-M

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...