Gjermania lehtëson procedurat për marrjen e shtetësisë për disa kategori

Date:

 
2019-08-30
 

Autoritetet gjermane kanë lehtësuar procedurat për marrjen e shtetësisë. Ministria e brendshme gjermane nga sot do të fillojë zbatimin e dy dekreteve, që do ta bëjnë më të lehtë marrjen e shtetësisë gjermane, kryesisht për hebrenjtë të cilët ikën nga regjimi nazist, për shkak të persekutimit, si dhe pasardhësve të tyre, përcjellë Evropa e Lirë.
Masa pason një fushatë nga pasardhësit e refugjatëve nga Gjermania naziste, të cilët janë të zemëruar që kërkesat e tyre për shtetësi janë refuzuar, pavarësisht nga garancitë kushtetuese.
Referendumi i Brexit-it (daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja) shkaktoi një rritje të aplikacioneve nga pasardhësit e atyre që nga Gjermania ikën në Britani, midis viteve 1933-1945. “Gjermania duhet të përmbushë përgjegjësitë e saja historike”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, duke shtuar se ai dëshironte të ndihmonte personat, prindërit ose gjyshërit e të cilëve u detyruan të ikin nga Gjermania. Dekretet e reja lehtësojnë kushtet e nevojshme për marrjen e shtetësisë, për shembull duke lejuar që individët me një nënë gjermane dhe baba të huaj të rifitojnë shtetësinë e tyre, mirëpo duke dëshmuar se ata kanë lindur para vitit 1953. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...