Brohoritën “UÇK”, 5 të rinj shqiptarë u gjobitën me nga 300 euro dhe u dëbuan nga Mali i Zi

Date:

 
2019-08-30
 

Vetëm pse brohoritën UÇK, pesë të rinj nga Kosova janë gjobitur dhe janë dëbuar nga Mali i Zi. Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës që është pasqyruar në mediat malazeze.

 

Ky rast është vlerësuar si i pazakontë dhe banal që është ndërmarrë nga autoritetet malazeze, por arsyetimi ka qenë se ata kanë prishur rendin dhe qetësinë.

Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, të rinjtë shqiptarë në mbrëmjen e së mërkurës kishin brohoritur me zë të lartë “UÇK”.

Ata janë ndaluar të hyjnë në Mal të Zi për gjashtë muajt e ardhshëm.
Sipas gazetës, përcjell Telegrafi, gjykatësi kundërvajtës i Gjykatës Themelore të Ulqinit, Amra Grbovic, ka gjobitur të rinjtë me 300 euro secili. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...