Gjermani plagosë vogëlushen pesëvjeçare nga Maqedonia dhe lihet i lirë

Date:

20:29:15             2016-06-13

 

 

 

 

Para qendrës së refugjatëve në Lingen të Gjermanisë, një shtetas gjerman ka plagosur një sirian dhe një vogëlushe pesëvjeçare nga Maqedonia. Policia e ka sekuestruar armën, por autori është lënë i lirë.

 

 

 

Një person 21-vjeçar nga Lingeni, ka shtënë në drejtim të qendrës së refugjatëve me pushkë ajri, duke plagosur dy persona, shkruan „Die Zeit“, njofton „Shtegu.com“. Sipas informatave policore, ai ka shtënë nga banesa e tij në drejtim të qendrës në afërsi. Nga të shtënat janë plagosur në këmbë, një vogëlushe pesëvjeçare nga Maqedonia dhe një tetëmbëdhjetëvjeçar sirian, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

 

 

 

Ngjarja ka ndodhur gjatë të dielës, ndërsa rastin e ka paraqitur e ëma e vogëlushes e cila e ka informuar policinë. Ajo ka menduar se vajza e saj ishte lënduar me ndonjë gur, apo me rërë, por një dëshmitar e kishte vëzhguar rastin saktësisht.

 

 

 

Policia e ka bastisur banesën e shtetasit gjerman, duke ia sekuestruar armën me municion. Por, ajo nuk e pa të arsyeshme që ta arrestojë autorin. Prokurori Alexander Retemeyer ka pohuar se autori ka qenë edhe më heret i njohur për policinë, për shkaktim të lëndimeve trupore dhe detyrimit. Por, sipas tij, personi në fjalë nuk ka pasur për qëllim vrasjen e viktimave, ndërsa nuk ka parë ndonjë rrezik për përsëritjen e veprës si dhe arratisjen e autorit.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...