Ky ishte Titaniku i harruar austriak që u fundos në ujërat shqiptare

107 Lexime

21:07:22                   2016-06-14

 

 

 

 

 

Një grup i marinarëve austriakë nga Brunau, ka udhëtuar në ujërat shqiptare për të gjurmuar historinë e fundosjes së një anije luksoze austriake, me emrin „Linz“, e cila ishte fundosur në vitin 1918, me 2.700 persona në bord, në afërsi të bregdetit shqiptar.

 

 

 

Ajo ka qenë e njohur edhe si Titaniku austriak, ndërsa më 18 mars 1918 ishte nisur nga Kotori për në Durrës. Por, anija me 2.700 persona në bord, asnjëherë nuk arriti në cakun e duhur, pasi 8 milje larg bregut të Kepit të Rodonit në Shqipëri, rreth orës 00.25 ajo fundoset.

 

 

 

 

2

 

 

 

 

Tetëdhjetë vite më vonë, zhytësi austriak Gerald Kozmuth e kishte sjellë në pikëpyetje shkakun e fundosjes së anijes. Tashmë është vërtetuar se në anije gjendet një vrimë e madhe, e cila ka mundur të jetë shkaktuar nga një torpedo e ndonjë anijeje luftarake italiane, gjë të cilën e konfirmojnë edhe dëshmitarët pasi kishin dëgjuar një detonacion të fortë. Për rreth 3 mijë personat në anije nuk kishte pasur shpresa të mëdha për të shpëtuar, pasi vetëm rreth 300 prej tyre kishin arritur të mbijetonin.

 

 

 

Një nga thesaret më të mëdhenj të Linzit, është një kambanë e anijes, e cila është dëshmi e vërtetë se bëhet fjalë për anijen në fjalë, shkruan „ORF“, njofton „Shtegu.com“. Me miratimin e autoriteteve shqiptare, zhytësi Kozmuth ka sjellë në Austri edhe shumë dëshmi të tjera, nga timoni i anijes e deri te enët e kuzhinës.