NZZ: Nuk ishte ndeshje miqësore, por ndeshje e miqësisë

39 Lexime

04:12:57          2016-06-13

 

 

 

Shqipëria e humbi ndeshjen e parë në një Kampionat Europian, kundër Zvicrës me rezultat 0:1. Por, në këtë humbje ata e treguan madhështinë e tyre.

 

 

 

Nuk ishte ndeshje miqësore, por ishte ndeshje e miqësisë, kjo lojë e paharrueshme në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës. Dhe po të flitet pas disa viteve për rezultatin 1:0, kjo do të ndodhte pasi Kombëtarja shqiptare ka sjellur diçka të re në këtë Kampionat Europian: Artin e të humburit dhe krenarinë që u rrezatua nga ajo.

 

 

 

Në këtë botë lakmiçare të fubollit, nuk ndodhë shpeshë që të humbiset në mënyrë të denjë. Lotët e gëzimit të francezit Dimitri Payet në ndeshjen e parë të këtij kampionati kanë veti të ngjashme me ndjenjat e futbollistëve shqiptarë: Ata nuk lejuan që nga humbja e ndeshjes të dështojnë; ata u gëzuan dhe refuzuan të jenë të mallëngjyeshëm; ata treguan se ekzston diçka në mes të fitores dhe humbjes, se diçka është më e rëndësishme që zgjatë më tepër se nëntëdhjetë minuta. Jeta e vërtetë filloi pas ndeshjes në fushën e gjelbër, me ç` rast lojtarët u përqafuan, zviceranë dhe shqiptarë. Ata gjithnjë kishin thënë se janë miq dhe një gjë e tillë u dëshmua të shtunën përmes gjesteve të tyre. Janë të rinj që e duan njëri-tjetrin, pasi janë rritur bashkërisht, shumica e tyre në Zvicër.

 

 

 

Ai i cili humbë nuk është humbës, nëse reagojnë sikur shqiptarët pas kësaj ndeshje, nëse në çaste të vështira reagojnë sikur trajneri Gianni De Biasi. Italiani shpeshëherë u paraqit si xhentëllmen dhe ashtu qëndroi deri në fund. Ai rezistoi edhe përklundër mundësisë që iu ofrua për të bërë vërejtje në vendimet kontroverse të gjyqtarit, duke kërkuar nga futbollistët respekt për kundërshtarin dhe publikun.

 

 

 

Kombëtaret e luajtën ndeshjen ashtu siç duhej të luhet, ashpër por jo edhe me urrejtje, me gjashtë kartonë të verdhë dhe një të kuq. Ishte njësoj sikur në sportin e mundjes kur kundërshtari ia grisë fanellën tjetrit. Apo sikur në sportin e boksit, kur fituesi ia ngritë dorën kundërshtarit humbës. Janë disa rituale për të integruar sërish humbësin, t`ia kthesh atij nderin; futbolli nuk e njehë këtë ritual, ai lindi spontanisht në Lens. Ka skena të shkëlqeshme që i bëjnë mirë të futbollit, ndërsa duke i falënderuar skenave nga ana tjetër, sikur që ndodhën në Marseille apo Nice.

 

 

 

Ndoshta ka të bëjë me faktin se shqiptarët për herë të parë u gjendën në raundin përfundimtar të Kampionatit Europian. Janë momente që formësojnë jetën e futbollistëve: Ata gjithnjë do të mbeten të parët të cilët nuk lejuan që një humbje t`ua shkatërrojë kujtimet. «Sot, jeta ime është më ndryshe se dje», ka deklaruar për „NZZ“, lojtari shqiptar i FC Kölnit, Mërgim Mavraj, njofton „Shtegu.com“. Futbollistët shqiptarë, pas ndeshjes u fotografuan së bashku dhe luajtën në fushë me fëmijët – nga një ndeshje futbolli, ata krijuan çaste të jetës shoqërore, një copë kulture përkujtimesh, e cila na rrethon të gjithëve, natyrisht: edhe publikun.

 

 

 

Disa tifozë shqiptarë për një kohë të gjatë i fishkëlluan Xherdan Shaqirit apo Valon Behramit. Por me kohë, agresiviteti i tyre u zbutë dhe pasi dolën nëpër rrugët e Lensit, ata e ndjenë veten sikur Kombëtarja e tyre të kishte fituar: Të humbur por jo humbës.