Gjenden dy foshnje të vdekura në banesën e serbes

Date:

09:02:13        2015-12-24

 

Një nënë serbe 20-vjeçare, në banesën e së cilës janë gjetur dy foshnje të vdekura, tashmë gjendet në paraburgim. Për shkak të disa ankesave, ajo e kishte vizituar spitalin e Lucernit.

Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta, ndërsa Prokuroria ka hapur një hetim. E ëma e foshnjeve është paraburgosur.

Zëdhënësi i Prokurorisë publike të Lucernit, Simon Kopp, në një deklaratë dhënë Televizionit zviceran Tele 1, ka pohuar se gruaja në fjalë kishte lindur dy fëmijë, të cilët tashmë janë të vdekur, njofton „Shtegu.com“. Prokuroria është duke hetuar nëse rasti i vdekjes së foshnjeve ka të bëjë me vepër penale.

Sipas të dhënave të televizionit në fjalë, bëhet fjalë për dy foshnje binjakë, ndërsa nëna e tyre është një serbe 20-vjeçare. Para një jave e gjysmë ajo e kishte vizituar spitalin e Lucernit pas disa ankesave. Me këtë rast, mjekët kishin konstatuar se ajo ka pasur një lindje të rregullt.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...