A do të ketë Zvicra mëshirë për reperin kosovar ?!

Date:

 

09:10:27       2015-12-23

 

Reperi i njohur zviceran me rrënjë shqiptare nga Kosova, Besko (Besian Kaçorraj) si duket, gjatë muajit shkurt të viti të ardhshëm do të dëbohet nga Zvicra. Deri më tani, ai kishte shpresuar se do mbetet në Zvicër, por Drejtësia zvicerane ka vendosur që Besko ta lëshojë Zvicrën deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm. Ai është tmerruar, jo vetëm nga fakti se do të duhet të largohet nga djali i tij, i cili i kishte lindur më 15 shkurt të këtij viti, por edhe nga jurisprudenca zvicerane e cila nuk merr parasysh faktin se fëmija i tij ka një pasaportë zvicerane, ndërsa babai duhet të largohet nga ai.

 

 

I rritur në Zvicër, Besko në Kosovë nuk njehë askend. E ëma e tij ka vdekur, miqtë dhe vëllezërit e tij jetojnë në Zvicër. „Kam frikë të madhe për të ardhmen, pasi nuk e di se çfarë do të bëj në Kosovë. Jam rritur këtu dhe më tmerron fakti se ata të cilët janë rritur këtu, do të dëbohen“, ka deklaruar Besko për „tilllate.com“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Ai ka edhe një rast për tu ankuar në Gjykatën Federale zvicerane, por i mungojnë financat dhe është rraskapitur nga presioni i deritanishëm. Shumë reperë prominentë i kishin shprehur mbështetjen Beskos përmes një videoje të edituar kohë më parë të titulluar “Free Besko”. Në mesin e atyre që e kishin mbështetur reperin kosovar ka qenë edhe kolegu i tij i njohur nga Cyrihu, Skor.

 

 

Para disa vitesh, kosovari ishte zhytur në shoqëri të keqe, të cilët e kishin mësuar për gjëra të këqija. Por, pas vuajtjes së dënimit me burg, ai ishte përmirësuar, duke u marrë me muzikë dhe duke u angazhuar për të rinjtë në pubertet dhe shkollarët. Në pyetjen se cila është dëshira e tij e fundit në Zvicër, me lot në sy ai pohon: „Së paku kisha dëshiruar që ta festoj ditëlindjen e parë të djalit në Zvicër, më 15 shkurt“.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...