Gazetari sportiv Ibrahimi me sarkazmën e radhës: Ali Ahmeti si Cristiano Ronaldo!

Date:

Gazetari sportiv Reshat Ibrahimi ka ironizuar me përurimin e një salle sportive në komunën e Likovës ku kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti bën lojë me top duke shënuar një gol. Kjo vizitë u komentua me tituj dhe mesazhe se si Ahmeti i’a futi gol likovasve.
Ja se çfarë shkruan gazetari dhe redaktori i gazetës “Lajm”, Reshat Ibrahimi:

 
Ali Ahmeti si Cristiano Ronaldo!

 
Qindra tifozë madrilenë (banorë të Likovës) e kanë pritur në mënyrë spektakolare yllin e tyre Ronaldo (kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti) në stadiumin “Santiago Bernabeu” (gjatë një përurimi të një salle sportive në Likovë).
Edhe pse ylli portugez (kërçovar) gjatë sezoneve të fundit i ka zgjënjyer disa herë fansat e tij (likovasit) për huqjet e njëpasnjëshme, këta të fundit i kanë dhënë edhe një rast të artë-të gjuaj penallti.
Në momentin që ai po gjuante nga pika e bardhë në këmbë ishin ngritur të gjithë tifozët (bashkëfshatarë dhe bashkëpartiak), të cilët në ekstazë po pritnin të festonin, pasi parandjenin se do të shënoj gol (shiko foton).
Pas përfundimt të ndeshjes (ceremonisë) Ronaldo (Ali Ahmeti) kishte dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat:
“Kam mbetur i mahnitur nga mikpritja juaj. Ju faleminderit. Tifozë sikur ju nuk kam parë askund. Kam një porosi tek ju që gjatë ndeshjeve të tjera edhe kur ti huqi penalltitë mos më fishkëlloni, por gëzohuni sikur topi të ketë hyrë në rrjetë”. (TetovaSot)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...