Fryma Europiane ndjehet edhe në Iliridë përmes Akademik Setki Ibraimit

Date:

Setki Ibraimi, tashmë emër i njohur në radhët e diasporës shqiptare në Austri, me titullin e nderuar Eu.Gemeinderat dhe vlerësimin Akademik e Ambasador, është më shumë se një përfaqësues institucional – ai është zëri i fuqishëm i besës shqiptare, i kulturës dhe i integrimit të qytetarisë sonë në botën europiane.

Gjatë këtyre ditëve të pushimit në Ilirid – Tetovë, ai është pritur me nderime të larta nga politikanë, profesorë akademikë dhe figura publike politike, të cilët e njohin jo vetëm për kontributin e tij në mërgatë, por edhe për përkushtimin e palëkundur ndaj çështjes kombëtare shqiptare, kudo ku jeton e vepron një shqiptar i denjë.

Në Stockerau të Austrisë, ai ka qenë dhe mbetet ambasador i vlerave shqiptare, promotor i integrimit dhe i edukimit, jo vetëm shqiptar, por edhe europian. Me veprat dhe iniciativat e tij, si nismëtar dhe bashkëthemelues i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fan S. Noli” në Austri, Setki Ibraimi ka ngritur ura midis universiteteve, institucioneve kulturore dhe njerëzve intelektualë në diasporë. Ai ka mbështetur e përkrahur shumë shqiptarë në rrugëtimin e tyre drejt integrimit evropian, duke e kthyer fjalën në vepër dhe premtimin në realitet.

Por ajo që e veçon këtë figurë është modestia e tij e natyrshme dhe besnikëria ndaj fjalës dhe besës shqiptare. Ai nuk kërkon tituj për lavdi, por lavdinë e sheh në gëzimin e të tjerëve. Kudo që shkon, Setki Ibraimi e përfaqëson identitetin shqiptar me dinjitet.

Sot, kur ai ndodhet në vendlindje – Tetovë, në zemër të Iliridës, pranë popullit të tij – prania e tij është një dëshmi e qartë se integrimi europian nuk është vetëm çështje politike, por edhe frymë, që buron nga njeriu i thjeshtë por i përkushtuar. Prania dhe pranimi i tij me nderim nga figura të njohura të politikës dhe akademisë shqiptare është pasqyrë e respektit të ndërsjellë që ai ka fituar me vite pune të palodhshme në mesin e bashkëatdhetarëve.

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Fan S. Noli” në Austri, e falënderojmë z. Setki Ibraimi për çdo gur që ka vendosur në themelet e bashkëpunimit kulturor, kombëtar dhe institucional, dhe i dëshirojmë shëndet, suksese dhe jetë të gjatë në misionin e tij për bashkimin shpirtëror dhe institucional të shqiptarëve me Evropën.

Nga Akad. M.Sc. Miftar Tërshnjaku, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fan S. Noli”, Stockerau – Austri

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...