Francezët sulmojnë xhaminë në Ajaccio të Francës

54 Lexime

15:03:56       2015-12-26

 

Protestuesit kishin bastisur të premten një xhami në Ajaccio të Francës, në përpjekje për të djegur një ekzemplar të Kuranit

 

Xhamia e bastisur, ekzemplar i djegur i Kuranit, sllogane anti arabe në ujdhesën mesdhetare të Korsikës: Qeveria franceze ka dënuar të premten „përdhosjen e papranueshme“ të cilës „po i vjen erë e ksenofobisë dhe racizmit“.

 

Rreth 600 persona e kishin pushtuar një lagje të Ajaccio, me ç`rast ishin plagosur dy zjarrfikës dhe një polic, thuhet në një komunikatë të policisë.

 

Në mesin e këtyre protestuesve, një grup i vogël ishte drejtuar drejt një lokali i cili myslimanëve u ka shërbyer si xhami. Ata ishin përpjekur për t`i vënë zjarr xhamisë dhe për ta djegur ekzemplarin e Kuranit, shkruajnë mediet franceze, njofton „Shtegu.com“.

 

Disa nga protestuesit kishin filluar të bërtisnin „Arabi fora“ (arabët jashtë)!“ apo „ne jemi në vendin tonë“. Gjatë kësaj kohe, policia ishte përkujdesur që situata të qetësohej, ndërsa reagimet e Qeverisë dhe shoqatave të ndryshme myslimane kanë dënuar ashpër veprimet e protestuesve.

 

Franca edhe më tej është në gjendje emergjente pas sulmeve të 13 nëntorit, të cilat kishin shkaktuar 130 të vdekur dhe qindra të plagosur. Rreth 120.000 policë e ushtarë kanë qenë të mobilizuar gjatë të enjtes dhe të premtes, për festën e Krishtlindjeve.