Francezet e bukura i bëjnë rezil vozitësit shqiptarë

Date:

12:04:21          2019-08-07

 

Kanë kaluar dy javë që kur shtetaset franceze Romane, Amandine dhe Marie, të cilat janë pjesë e shoqatës franceze „Les Déboussolées“, janë larguar me Europ’Raid për aksionet e tyre humanitare.

Në këtë synim, ato kanë kaluar edhe nëpër vende ku kultura është shumë e ndryshme nga ajo franceze: „Në Shqipëri, ekziston mafia, dhe vetura, të cilat mund të vozitin në drejtim të kundërt, të ngasin shpejt. Gjithashtu është dashur t`u kushtojmë vëmendje karrocave dhe këmbësorëve“, thotë Amandine për mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Ato kanë kaluar Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa tani ndodhen në Greqi. Përpos gjithë kësaj, edhe kontrollet kufitare zgjasin disa orë, me radhë të gjata.
Për fat të mirë, ka edhe pika pozitive: „Ne po e ndjekim një ekuipazh tjetër, `Avent’raid`, i cili vjen nga Charente, me të cilin kanë bërë shumë vizita. Në këtë mënyrë, ne nuk do të humbasim! Ne po kalojmë shumë mirë“.

Për më tepër, përderisa shumë ekuipazhe të tjera kanë përjetuar probleme mekanike, ky nuk është rasti me „Les Déboussolées“. Megjithë vështirësitë, udhëtimi është bërë me një buzëqeshje dhe pajisjet shkollore po afrohen qetë në Bullgari.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kur hesht atdheu, një zë më flet – poezi Akad. Miftar tërshnjaku

Kur hesht atdheu, një zë më flet Kur hesht atdheu,...

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...