Fotoja që po trondit botën, babë e bijë të vdekur gjatë arratisjes për një jetë më të mirë

138 Lexime

16:12:12                    2019-06-26

 

Arratisja përtej kufirit në Shtetet e Bashkuara, gjithnjë e më shumë është duke përfunduar me vdekje për emigrantët. Rasti i një vajze të vogël të mbytur në lumin Rio Grande, ka zbuluar edhe një dramë tjetër njerëzore. Ajo vdiq së bashku me të atin, i cili dashti ta shpëtonte.

Kundër rrymës së fortë të ujit, Albínez Martínez Ramírez (25 vjeç) dhe vajza e tij e vogël, Valeria nuk kishin shanse. Të dielën, babai i vajzës më pak se dyvjeçare, u përpoq ta kalonte lumin midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Por, rryma e rrjedhjes së Rio Grandes, që ndan dy vendet, ishte dukshëm e lartë atë ditë.
Megjithatë, Ramirezi arriti në anën tjetër amerikane dhe e vendosi vajzën e tij në breg. Ai u kthye në ujë për të marrë gruan e tij, Tania Vanessa Ávalos (21). Por e mbetur e vetmuar, Valeria e vogël, 23 muajshe, u frikësua. Ajo e ndoqi babanë e saj përsëri në ujë, me sa duket nuk donte të priste e lënë e vetme në bregun e lumit – një refleks fëmijëror për të ndjekur prindërit.

Megjithëse Ramirezi ishte në gjendje të kapte sërish vajzën e tij në lumin e nxituar, por më pas ai i tërhoqi babain dhe vajzën e tij në vdekje – përpara syve të nënës së pafuqishme që po bërtiste dhe e cila është dashur ta shihte gjithë dramën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com. Ekipet e shpëtimit, më pas filluan kërkimet për Ramirezin dhe Valerian, por çdo ndihmë ishte shumë e vonuar.

Një foto e gazetares Julia Leduc – e botuar në gazetën meksikane „La Jornada“ – tregon babain dhe vajzën e shtrirë përtoke, të vdekur në bregun e lumit. Ramirez kishte tërhequr një kanotiere të zezë mbi trupin e vajzës së vogël, me sa duket për ta lidhur atë që ta mbajë sa më fortë. Krahu i Valerias është ende i mbështjellë rreth qafës së tij, në këtë agoni, fëmija e ka përqafuar fort babain e saj. Jeta e të dyve përfundoi në Matamoros në kallamishte, në anën meksikane të lumit dhe përballë qytetit të Texasit, Brownsville.

Lumi i kishte kthyer përsëri, vetëm disa qindra metra nga vendi ku ishin përpjekur të kalonin lumin. Dhe as një kilometër larg nga ura ndërkombëtare që i lidh dy shtetet.

Jo shumë larg qëndron monumenti „Cruz del Migrante“ – kryqi i emigrantëve, që kujton shumë të vdekur mes refugjatëve. Të enjten, kufomat duhet të kthehen në El Salvador. Qeveria e re e vendit të Amerikës Qendrore, ka premtuar mbështetje për familjen e prekur.

Kjo është një foto që do t`u rrëqeth lëkurën tuaj. Ajo tregon të gjithë dramën njerëzore që po ndodh aktualisht në kufijtë meksikan. „Ai e ka mbështjellë me kanotieren e tij dhe do të ketë menduar me vetvete: Kam ardhur deri këtu. Dhe me siguri ka vendosur të shkojë me të së bashku“, ka dekalruar e dëshpëruar nëna e Ramirezit, Rosa për agjencinë e lajmeve AP.