Banorët e Lubotenit kërkojnë kthimin e duhanit

94 Lexime

Nëse doni të jeni të sigurt, ky duhan kultivohet në arën time. Ta shohin populli se a është i njëjtë duhani që e kanë marr ata dhe ky i riu….

Një ditë pas aksionit policorë kundër kontrabandës së duhanit, i zoti shtëpisë që u bastis dje nga Policia Financiare thotë se duhanin e kultivojnë brez pas brezi dhe kanë 3 hektarë të mbjellur. Duhanin që ia morën dje thotë se ka qenë i vitit të kaluar, kurse disa dënga që i kanë mbetur të grirë e të pa përpunuar, thotë se do ta paketoj për ta shitur me pakicë në treg sa për kafshatën e gojës. Banorët që merren me këtë veprimtari thonë se autoritet duhet ti dallojnë kultivuesit nga kontrabanduesit e duhanit.

„Duhanin na e kemi pasur tonin, se ata që e blejnë dhe e shesin, ata janë vet. Unë prej Greqisë nuk mund ta sjell duhanin. Jo bre bac, nuk është ajo. Po ata e sjellin vet, e shpërndajnë nëpër milet e pastaj shkojnë i bastisin kinse e gjetëm. Ata bëjnë bizneset e veta e jo për mu. Por neve na marrin kafshatën e bukës“, u shpreh një banor i fshatit Luboten

Banorët e Lubotenit shprehen të traumatizuar nga forcat e shumta policore të përfshirë në aksionin e një dite më parë. Ata thonë se detyrohen ta shesin në pazare të vendit, për shkak se kombinati i duhanit nuk ua pranon.

Ara është dëshmi ku është mbjell duhani dhe ku i ka djegur dielli të gjithë familjen që kanë punuar në ato ara. E mbledhin, e thajnë dhe normale që kanë drejtë kudo ta shesin, kush t’ju paguajnë më shumë, brenda Maqedonisë. Po jashtë, ka kufij, le t’i zënë e t’i dënojnë“, theksoi një tjetër banor i Lubotenit

Nga Komuna e Butelit thonë se sot kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë që të bëjnë çmos për t’ju kthehet duhanin e kultivuar nga vet fshatarët e Lubotenit. Ndërkaq, Kryetari i fshatit me disa prej banorëve të bastisur dje, kanë zhvilluar një takim në Drejtorinë e Policisë Financiare. Rexhep Imeri tha se banorët janë viktima të kontrabandisteve.

„Ndoshta disa persona mund të jenët ë keqpërdorur por nuk do të thotë se ata janë aktorët kryesorë. Shumica e atyre që pash dje prej syve të mi, ishte duhan i kultivuar në toka dhe nuk ishte ai që e kërkonin. Ka mundësi që Policia Financiare të ketë rastisur në një pjesë të vogël të atij prodhimi“, deklaroi Rexhep Imeri, kryetar i fshatit Luboten

Pas takimit me banorët, drejtori Arafat Muharremi kumtoi se nga bastisja e djeshme në 13 lokacione të Shkupit dhe rrethinës, target ka qenë zbulimi i rrjetit të kontrabandimit të duhanit kancerogjen.

„Qëllimi i aksionit të djeshëm nuk ishte tu konfiskohet duhani i prodhuar nga banorët e fshatit, por ai duhan që është importuar ilegalisht, i cili është i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve. Faktet flasin që mbi 95% e duhanit të konfiskuar dje ishte pikërisht duhan i kontrabanduar nga jashtë shtetit. Hetimet tona të mëhershme tregojnë se një grup personash fizik dhe katër firma kanë paketuar me makineri duhanin në 300, 500, 800 dhe 1.000 gram duke e tregtuar për shitje në gjithë shtetin“, theksuan nga Policia Financiare

Policia Financiare një ditë më parë zhvilloi aksion në fshatin Luboten gjatë të cilit konfiskoi 12 ton duhan dhe makineri për përpunimin e tij. Policia Financiare hedh dyshime për kontrabandimin e duhanit gjë që ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 7,5 milion euro. Nga Prokuroria Publike thonë se janë duke e proceduar rastin lidhur me konfiskimin e duhanit, por nuk është bërë asnjë kallëzim penal as nga Ministria Brendshme e as nga Policia Financiare. /Alsat-M/