Fortuna pa konkurrencë në turneun e Bajramit
Nën patronatin e Komunës së Gazi Babës dhe orgazinimin teknik të Klubit të futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu, sot është zhvilluar turneu i “Fitër Bajramit”. Fitues I përgjithshëm I këtij turneu ka dalë skuadra e “Fortuna 2009” e cila donimoi në të dy kategoritë U12 dhe U10. Djelmoshat e rinj deri tek vendet e para në kategoritë përkatëse erdhën pa asnjë humbje dhe me meritë fituan edhe vendet e para. Tek futbollistët e lindur në vitin 2003 në pozitën e dytë u ndal Famosi, ndërsa e treta ishte Milano nga Kumanova. Në kategorinë 2005 pozita e dytë i takoi Fortuna B, ndërsa në vend të tretë u ndal Nova Kolonia. Në këtë turne të parë të këtij lloji, morën pjesë 10 ekipe nga Shkupi, Kumanova dhe Velesi, ndërsa defiluan mbi 200 fëmijë. Pas mbylljes së turneut pasoi shoqërimi me bakllavë të të gjithë pjesëmarësve me ç`rast u harxhuan më shumë se 300 copë balkllavë. Organizatorët dhe pjesëmarësit thonë se qëllimi u arrit, pasi të gjithë u ndanë të kënaqur me shoqërimin njëditor në Hasanbeg. “Qëllimit tonë ia kemi arritur dhe për më shumë se 4 orë fëmijët u shoqëruan në fushën e futbollit. Gostitja e më shumë se 200 fëmijëve me bakllavë si dhe rreth 100 prindër të tyre, neve si klub organizator na bëri edhe më krenarë. Arritëm që fëmijët të mësojnë diç të re për festën e Bajramit dhe në kohë të njëjtë treguan zotësitë e tyre.”, tha Safet Ademi, organizator I turneut dhe njëherit kryetari i KF “Fortuna 2009”. Ndërkohë edhe trajnerët e skuadrave pjesëmarëse u shprehën mjaft të kënaqur nga organizimi dhe pritja në turne. “ Dua të falënderoj klubin organizator për një organizim të shkëlqyeshëm të këtij turneu. Qëllimi është arritur dhe fëmijët bënë një aheng për festën e Bajramit. Kësaj radhe me të vërtetë “Fortuna 2009”, e dha provimin për një organizim të mirë të turneve.”, tha Ismet Zeqiri trajner i Milanos.
Ndryshe, pas turneut “Dëshmorët e Kombit”, ky është turne i dytë për grupmoshat e reja që organizohet nga “Fortuna 2009”.