FOCUS: Erdogani po përpiqet ta shtrijë ndikimin e tij në Ballkan, por e bën një gabim

45 Lexime

21:28:50              2017-03-21

 

 

 

 

 

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan po bën përpekje që ta shtojë ndikimin e tij tek pakica turke, jo vetëm në Gjermani. Tashmë vite të tëra, ekspertët janë duke vëzhguar edhe aktivitetin e shtuar turk në Ballkanin Perëndimor, pra në shtetet siç janë: Bosnja, Serbia, Kosova apo Maqedonia.

 

 

 

 

Me këtë rast, Ankara zyrtare i drejtohet para së gjithash popullatës myslimane në këtë rajon. Për shembull me riparimin e xhamive në Banja Llukë dhe Sarajevë, apo me investim nëpër rajonat e varfra myslimane.

 

 

 

 

Në të njëjtën kohë, njësoj sikurse në Gjermani Ankara po përpiqet ta sensibilizojë minoritetin turk kundër lëvizjes „Gylen“. Qeveria turke është duke e akuzuar këtë lëvizje për grushtshtetin e dështuar ushtarak gjatë verës së kaluar.

 

 

 

 

Turqia është njëra nga shumë fuqitë e cila po përpiqet ta shtojë ndikimin në Ballkan, shkruan „Focus“, njofton „Shtegu.com“. Legjitimiteti historik Turqinë e sheh si tradicionale, pasi Ballkani ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe Ankara e llogaritë si trashëgimi të saj.

 

 

 

 

Eksperti për Ballkanin Perëndimor nga Fondacioni Shkenca dhe Politika, (SëP), Dushan Reliç për „Focus“ ka pohuar se Erdogani nuk mund t`i mbajë tre premtimet që i ka dhënë Ballkanit: Ndihmën ekonomike, një rol pozitiv midis etnive në Ballkan dhe përkrahje për qasje në Bashkimin Europian. Që të tre premtimet kanë dështuar, pasi ekonomikisht Turqia vështirë se mund të luajë ndonjë rol. Si ndërmjetësuese në mes të etnive, ajo nuk mund të luajë këtë rol, pasi kishte marrë përsipër që tu ndihmojë myslimanëve në rajon.

 

 

 
Dhe në fund, në integrimin në BE, qeveritë e vendeve ballkanike nuk mund të mbështetetn tek Erdogani, i cili qeveritë si ajo gjermane i fyen në mënyrë agresive. Qeveritë e shteteve ballkanike nuk kanë ndonjë interes që të ndërhyjnë në mes të konfilktit Erdogan-BE.
Kjo do të thotë se Erdogani me sulmet e tij verbale, nuk i ka larguar nga vetvetja vetëm partnerët e tij të ngushtë, si Gjermania. Me këtë, ai e ka ndërprerë edhe influencën e tij në rajon, pohon eksperti i Ballkanit Perëndimor në një intervistë më të gjatë rë gazetës.