Floktarët në Zvicër vazhdojnë t`i rregullojnë flokët nëpër shtëpi

Date:

Vendimi i Këshillit Federal për t`i mbyllur të gjitha dyqanet që nuk janë thelbësore për jetën, i ka goditur gjithashtu shumë edhe floktarët e pavarur. Por, shumica e të pavarurve dhe klientët nuk e çajnë shumë kokën për virusin.

Kërkesa e Këshillit Federal është e qartë: të gjitha bizneset përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve duhet të qëndrojnë të mbyllura deri së paku më 19 prill. Një tronditje për të gjithë të vetëpunësuarit, përfshirë edhe sferën e floktarisë.

Përkundër ndalesës nga Këshilli Federal zviceran, disa ende po përpiqen të fitojnë të holla nga zeja e tyre. Ata vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre nëpër rrjetet sociale dhe në këtë mënyrë duan t`i anashkalojnë rregullat. Gazeta „Blick“ i është paraqitur një floktarie përmes një shpallje përkatëse, por floktari ilegal ia ka lëshuar menjëherë dëgjuesen, kur i është kërkuar të komentojë.

«Puna ilegale në shtëpi është absolutisht e papërgjegjshme dhe jashtligjore. Ajo mund të ndiqet penalisht dhe të rezultojë deri në tre vite burg“, thotë për „Blick“ Damien Ojetti, kryetar i „coiffureSUISSE“, transmeton Shtegu.com.

Ai gjithashtu ka dëgjuar zëra për biznes të tillë të paligjshëm, por nuk është çuditur aspak: «Në sferën tonë ka pasur gjithmonë punë të padeklaruara. Këtu, situata aktuale është një tjetër katalizator».

Presidenti i shoqatës raporton për pasojat katastrofike financiare, veçanërisht për të vetëpunësuarit: „Shumë prej tyre kanë frikë të justifikuar të ekzistencës, sepse qiraja, energjia elektrike, uji dhe faturat e tjera do të duhet të paguhen edhe më tej“.

Prandaj Damien Ojetti ka frikë se pa ndihmë financiare shumë sallone do të falimentojnë. Për këtë arsye, ai i shkroi një letër Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi (SECO). Ai ka theksuar: „Sfera jonë ka nevojë të menjëhershme për para dhe mbështetje“.

Carmen K. nga Graubündeni, për disa vite ka qenë një floktare mobile dhe flokët e klientëve të saj i shkurton në shtëpi. Me gjithë ndalimin, ata ende marrin kërkesa nga klientët, por: „Unë i refuzoj rreptësisht ata. Është thjesht e ndaluar dhe ka të bëjë me shëndetin e të gjithë neve», thotë ajo.

Sidoqoftë, ajo kishte dëgjuar gjithashtu për punën e padeklaruar të disa floktarëve që po vazhdojnë t`i shkurtojnë flokët e klientëve të tyre nëpër shtëpi. K ankohet: „Është e papërgjegjshme dhe e padrejtë për floktarët, të cilët i përmbahen ligjit dhe mund të humbin klientët“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...