Fillon transferimi në Turqi i grupit të dytë të raketave S-400

Date:

Sipas njoftimit të ministrisë, u rikujtua se marrëveshja për furnizimin me Sistemin Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 është arritur më 11 prill 2017.

Në kuadër të marrëveshjes, thuhet më tej në deklaratë, grupi i pajisjeve të baterisë së parë kanë arritur më 12-25 korrik në Turqi.

“Dërgesa e grupit të dytë të pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 në Bazën Ajrore Mürted ka filluar sot. Aktiviteti i transferimit do të vazhdojë përafërsisht një muaj”, thuhet nga ministria.

Zyrtarët e SHBA-së kanë kundërshtuar blerjen e S-400 nga Turqia, duke argumentuar se sistemi rus nuk përputhet me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për aleancën.

Turqia gjithashtu ka potencuar se ka qenë refuzimi i SHBA-së në lidhje me sistemet Patriot që i ka detyruar të kërkojnë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia i ofroi Ankarasë një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë edhe transferimin e teknologjisë.

Ankaraja po ashtu ka argumentuar se Turqia nuk është vendi i vetëm i NATO-s që do të përdorë sisteme ruse të mbrojtjes ajrore./koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...