ASH: BDI më shumë se një dekadë ka gënjyer për hapjen e kufirit Llojan – Miratoc

Date:

 
2019-08-28
 

Pas deklaratave dhe sinjaleve negative të kryeministrave Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq për hapjen e pikës kufitare Llojan – Miratoc dhe reagimeve të BDI-së, është përgjigjur Aleanca për Shqiptarët.
Sipas ASH-së, BDI dëshmoi se gënjen qytetarët për interesat e saj për të mbetur në pushtet.

 

“BDI për më shumë se një dekade ka gënjyer qytetarët për hapjen e pikës kufitare Llojan -Miratoc. Kjo nuk do të ndodh përderisa BDI është në pushtet sepse nuk ka as sens e as kapacitet për t’i përmbushur premtimet e dhëna. Ndërsa BDI vazhdon të bëjë rolin e “kukullës” në Qeveri”, reagoi Aleanca për Shqiptarët.

Premtime për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan Miratoc nga zyrtarët e BDI-së janë dhënë që nga viti 2011, madje ky ka qenë edhe një nga premtimet kryesore të kësaj partie në tubime elektorale me banorët e rajonit të Likovës të cilët edhe kanë më së shumti nevojë për hapjes e kësaj pike kufitare. Ankesat e banorëve të zonës janë që shpenzojnë shumë për vizita familjare, duke bërë xhiron 50 km nga ana maqedonase dhe 17 km nga ana serbe për të kaluar në kufirin Tabanocë-Preshevë. Ndërkaq, rruga që lidh këto dy fshatra është e asfaltuar që moti, por bujqit nuk mund ta shfrytëzojnë për t’i punuar tokat e tyre që u kanë mbetur matanë kufirit shtetëror të vendosur 27 vjet më parë. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...